LAJMI I FUNDIT:

Turner e konsideron mungesë respekti peticionin për rixhirimin e sezonit të tetë të “Game of Thrones”

Turner e konsideron mungesë respekti peticionin për rixhirimin e sezonit të tetë të “Game of Thrones”
Sophie Turner (Foto: Getty Images/Guliver/HBO)

Episodi i fundit i serialit “Game of Thrones” është transmetuar të dielën mbrëma, ndërsa reagimet dhe kritikat e fansave janë të përziera.

Më shumë se një milion fansa të pakënaqur e kanë nënshkruar një peticion, përmes të cilit kërkohet që të xhirohet përsëri sezoni i tetë, ndërsa Sophie Turner – e cila e ka luajtur rolin e Sansa Stark – thotë se nuk është e befasuar nga reagimet.

Ajo pohon se kërkesat që sezoni i tetë të xhirohet përsëri paraqesin mungesë respekti për ekipin që ka punuar shumë në këtë sezon.


Të gjitha lajmet nga Game of Thrones
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Game of Thrones

“Njerëzit gjithmonë kanë në kokë idenë se si duan që të përfundojë seriali dhe në rast se nuk u pëlqen, atëherë fillojnë të flasin rreth asaj dhe të kundërvihen”, ka theksuar aktorja.

Turner i ka kritikuar fansat që kërkojnë rixhirimin e sezonit të fundit të “Game of Thrones”, ndërsa peticionin që e ka nisur faqja Change.org, autorët e serialit e konsiderojnë jokompetent.

“Peticionet dhe gjërat e ngjashme paraqesin mosrespekt ndaj ekipit, skenaristëve dhe regjisorëve të filmit, të cilët për më shumë se dhjetë vite kanë punuar pa u lodhur në këtë serial. Sezonin e fundit e kemi xhiruar për 11 muaj. Shumë njerëz kanë punuar pa u lodhur, ndërsa dikujt kjo i duket e parëndësishme, sepse nuk ka ndodhur fundi ashtu siç kanë pritur dhe kanë dëshiruar. Është mungesë respekti”, ka theksuar Sophie. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Magazina
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Magazina
Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Magazina
Kalo në kategori