Muzeu Historik Kombëtar shënoi thuajse dyfishim të numrit të vizitorëve në janar, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Statistikat e turizmit të publikuara nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit tregojnë se në institucionet kulturore në vend numri i vizitorëve është rritur me 50 për qind.
Kjo tendencë duket se shkon në të njëjtën linjë me ecurinë e përgjithshme pozitive të turizmit që po regjistrohet në muajt të parë të vitit, ku për janar-shkurt janë thuajse 1 milion shtetas të huaj që kanë hyrë në vend.
Teksa Muzeu Historik Kombëtar është i pari për nga numri i vizitorëve në janar, i dyti është Muzeu i Krujës me mbi 3 mijë vizitorë, ndërkohë që i treti Muzeu i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” me mbi 2 mijë vizitorë çka shënon dyfishim në raport me janar 2023.
Edhe pse shifrat e vizitorëve në muzetë e vendit mbeten modeste, ajo që vihet re është rritja dyshifrore në dy vitet e fundit, nxitur nga numri më i lartë i turistëve. Në 12 Muze të vendit, në total sipas statistikave, në janar ishin 13 430 vizitorë, apo 83 për qind më shumë sesa në janar të vitit 2023.
Segmenti i turizmit kulturor shihet si një formë për të rritur përfitimet që vijnë në përgjithësi nga turizmi, duke dhënë një ndikim edhe më të madh në ekonomitë lokale apo zonat ku janë të vendosur këto muze.
Tërheqja e të huajve pranë tyre nxit ekspozim edhe më të lartë të bizneseve turistike të vogla të lidhura me turizmin por efekti real mbetet ende i vogël dhe i pamatur.
Turizmi kulturor pritet të shënoje ecurinë pozitive që pritet të përjetojë sektori përgjatë gjithë këtij viti por jo të gjithë institucionet kulturore do të mund të presin vizitorë. Konkretisht Muzeu Historik Kombëtar sipas një njoftimi të bërë thuajse tre javë më parë do t’i nënshtrohet një rikonstruksioni që do të mbajë dyert mbyllur për të paktën katër vite.
Njoftimi që saktësonte se në datë 15 mars do të ishte mbyllja e këtij institucioni më pas u hoq nga faqja e Muzeut dhe nga ai moment nuk është dhënë më asnjë detaj shtesë për projektin apo mënyrën sesi është menduar të menaxhohet kjo situatë teksa operatorët turistike e kanë cilësuar këtë mbyllje si problem për paketat e tyre të promovuara për të huajt.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

KFOR-i e EULEX-i rrisin bashkëpunimin për më shumë siguri në Kosovë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës