LAJMI I FUNDIT:

Turistët e huaj po anulojnë udhëtimet në Rusi, shkak paqartësia rreth lejeve dixhitale të COVID-19 në vend

Turistët e huaj po anulojnë udhëtimet në Rusi, shkak paqartësia rreth lejeve dixhitale të COVID-19 në vend

Turistët e huaj në masë të madhe po anulojnë udhëtimet drejtë Rusisë për shkak të paqartësisë rreth lejeve dixhitale të COVID-19, pasi janë larguar kufizimet ndërkombëtare.

Kështu thotë shefja e Shoqatës së Operatorëve Turistikë të Rusisë (ATOR), Maya Lomidze duke shtuar se ata turistë që janë kanë marrë vaksinë jo-ruse nuk lejohen të vizitojnë destinacionet e njohura turistike, si muzetë dhe teatrot në qytete të caktuara.

“Shumica e turistëve të huaj që vijnë në Rusi janë të vaksinuar. Por në Rusi, kodet QR nuk funksionojnë për ata që kanë marrë vaksina të huaja”, tha Lomidze për Interfax.


Ajo shtoi se Moska i lejon të huajt të pajisen me QR kod pas paraqitjes së një testi negativ PCR, por qytete dhe rajone të tjera nuk e kanë këtë mundësi.

The Guardian: Rusët refuzojnë Sputnik V, po udhëtojnë drejt vendeve perëndimore për t'u vaksinuar
Lexo po ashtu The Guardian: Rusët refuzojnë Sputnik V, po udhëtojnë drejt vendeve perëndimore për t'u vaksinuar

“Nuk ka siguri që kodet QR nuk do t’iu kërkohen pas arritjes në hotel. Në fundjava, turistët nuk do të mund të vizitojnë muzetë dhe teatrot”, shton ajo.

Komentet e Lomidzes vijnë pas një njoftimi se autoritetet e rajonin të Leningradit, se muzetë do të lejojnë vizitorët që kanë marrë vaksina jo-ruse.

Presidenti Vladimir Putin ka autorizuar udhëheqësit rajonalë që të zgjasin periudhën “jo-pune” përtej 7 nëntorit nëse rastet me COVID-19 nuk bien. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun

Botë
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Amerika
Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?

Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?

Amerika
Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Botë
Netanyahu: Të gjitha pengjet do të lirohen dhe Hamasi do të shkatërrohet

Netanyahu: Të gjitha pengjet do të lirohen dhe Hamasi do të shkatërrohet

Azia
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Botë
Kalo në kategori