Tundimi për doping, trajneri Zef Kovaçi: Arsyeja kryesore është trajtimi jashtëzakonisht i dobët që u bëhet sportistëve (Video)

Peshëngritësit dhe trajnerët e këtij sporti në Shqipëri kanë protestuar për situatën në të cilën ndodhet Federata e Peshëngritjes. Rezultati pozitiv për përdorim dopingu nga peshëngritësja Romela Begaj ishte lajmi i keq që tronditi nga themelet këtë federatë.
Një nga trajnerët më me eksperience i peshëngritjes, Zef Kovaçi ka treguar arsyet se përse sportistët shqiptarë tundohen dhe përdorin doping duke dëmtuar kështu karrierën e tyre, por edhe sportin shqiptar që dikur ka qenë, elitë.

Sporti më elitar dhe i traditës shqiptare, peshëngritja, po shkon drejt një rrënimi të imazhit falë rezultateve të bujshme në dukje, por me një prapavijë të pandershme. Kur Shqipëria përgatitet të organizojë kampionatin Evropian në fund të muajit Mars, Romela Begaj shuan të gjithë entuziazmin e krijuar me titullin e nënkampiones së botës, por në fakt askush nga peshëngritësit shqiptar, të momentit, nga Qerimaj, Godelli, Calja apo Begaj nuk i kanë shpëtuar damkës së dopingut.
Në një intervistë për Top Channel, një nga trajnerët më të njohur të peshëngritjes shqiptare, Zef Kovaçi, tregon për këtë kulm të së keqes, siç e quan ai momentin që po kalon ky sport.
“Fatkeqësisht nuk zgjohemi shumë për medaljet tani sepse presim prapa çfarë do ndodhi. Na kujton atë sistemin VAR të futbollit, ku bëhet goli dhe të gjithë presin arbitrin se ca vendimi do të japë. Ka ardhur një pik i së keqe jo vetëm për këtë rast që ndodhi pasi më e dëmtuara në këto momente është vetë Romela Begaj”, është shprehur Kovaçi.

Po çfarë i shtyn sportistët të pretendojnë në rezultate të rreme, të ndihmuar nga substanca të ndaluara?
“Një nga arsyet kryesore për përdorimin e dopingut është trajtimi jashtëzakonisht i dobët që u bëhet sportistëve. Ato gjithë ditën marrin në telefon: A kaloi trajtimi i muajit tetor, i muajit shtator. Trajtimi ushqimor i tyre është vetëm 450 mijë lekë. Një pjesë e tyre janë familjarë imagjinoni dot se çfarë mund të bëjë ai me aq lekë ku vetëm për vitaminat e lejuara nuk i dalin. Anti-dopingu jonë që unë nuk e di kush është. Na vijnë lloj-lloj mësuesish fizkulture që janë anti-doping”, ka thënë ai.
Për fat të keq interesi i fëmijëve për sportin e peshëngritjes është minimal.

“Kemi hequr normat i ka hequr kjo federatë me qëllimin për të rritur masivitetin, por nuk mund të rritet kështu. Ne nuk kemi me as sasi, as cilësi”, ka theksuar Kovaçi.
Në fund, Kovaçi ka treguar hapur fiktivitetin e funksionimit të deritanishëm të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes që po çon në zhdukjen e këtij sporti.
“Në zgjedhjet që u bën përpara një viti ishin 25-26 klube. Më pas kur u bë kampionati ishin vetëm 17 sportist, mua s’më del as llogaria me i pjesëtuar se nga këta 17 sportistë, tetë ishin vetëm të Tiranës. Edhe sot më thanë që kanë dalë në protestë, ata vërtetë janë të peshëngritjes, por më vjen shumë keq se kanë nga 20 vite që janë larguar nga ky sport dhe bëjnë të gjithë si profesionistë”, ka deklaruar ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Shënoi golin e fitores, por Elliott drejton gishtin tek heroi i vërtetë i Liverpoolit

“Ndoshta më e mira e jetës sime” – Alisson Becker flet për paraqitjen e tij kundër PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Shënoi golin e fitores, por Elliott drejton gishtin tek heroi i vërtetë i Liverpoolit

Barcelona me dhjetë lojtarë në fushë merr triumf të madh ndaj Benficas si mysafir

Tallej me Diego Simeonen gjatë ndeshjes, Brahim Diaz befason sërish me deklaratë

Zbulohet plani perfekt i Real Madridit për Arda Guler dhe Endrick

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi