Këngëtarja e njohur shqiptare, Altuna Sejdi - Tuna, ka qenë e ftuar së fundmi për të performuar në një mbrëmje muzikore në një nga diskotekat e Pejës.

Ajo është dukur tejet tërheqëse në paraqitjen e saj para publikut, ku u shfaq e veshur me një kostum rozë, që theksonte linjat e saj të trupit.


Kjo paraqitje vjen si frymëzim i momentit nga filmi "Barbie", i cili është kthyer në trendin botëror të këtyre ditëve.

tunasejdi 362108365 1357708201819897 5145598964384024733 n

Vet këngëtarja shkupjane ndau me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram disa fotografi të reja, ku dukej më se tërheqëse e veshur me kostumin në ngjyrën rozë.

Flokët e saj prej biondeje, i jepnin asaj një pamje edhe më të ngjashme me atë të kukullës së famshme "Barbie" - rol i cili në filmin e ri me të njëjtin emër, e luan aktorja Margot Robbie.

tunna

"Sezoni i Barbie-t", shkroi Tuna në mbishkrimin e këtyre fotografive, teksa mori pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit.

tunasejdi 362656198 866680667673760 7240909006578116135 n

Tuna përndryshe duket të jetë mjaft aktive këtë verë me prurje muzikore e koncerte të shumta. /Telegrafi/

tunasejdi 361968378 293276523345637 5063095510771953805 n 1