Këngëtarja e njohur shqiptare, Tuna Sejdi, është mjaft aktive kohëve të fundit me projekte muzikore.

Ajo ka sjell muaj më parë një bashkëpunim me ish-partnerin e saj, Cozman, të titulluar “I huj”, i cili është pritur mjaft mirë nga publiku.


E krahas angazhimeve në muzikë, Tuna po vazhdon të jetë aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale.

355068226 241630281928415 6191383499859059716 n e1687416589915

Shpesh ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme në rrjetet sociale, qoftë nga përditshmëria apo aktivitetet tjera jashtë muzikës.

Së fundmi, këngëtarja shkupjane ka realizuar një fotosesion mjaft atraktiv, ku ka pozuar me bikini pranë pishinës.

355078459 597593779087654 3177281799468137795 n

Ajo ka vënë në pah linjat e saj atraktive të trupit, ndërsa më pas ka publikuar të tjera fotografi ku shihet duke shijuar një akullore.

Vlen të përmendet se këngëtarja e hitit “Dyshemeja” duket në formë shumë të mirë trupore dhe kjo falë përkushtimit të saj në palestër. /Telegrafi/

354219246 6396569037076317 5999325637109739597 n

354796464 644806514179143 5033390721919180805 n Foto: Tuna Sejdi/Instagram