LAJMI I FUNDIT:

Tuchel paralajmëron Bellinghamin për rolin që do ta ketë tek Anglia

Tuchel paralajmëron Bellinghamin për rolin që do ta ketë tek Anglia

Jude Bellingham tani do të rikthehet tek Real Madridi pas një jave grumbullimi me Anglinë nën udhëheqjen e përzgjedhësit të ri Thomas Tuchel.

Bellingham kompletoi 90 minuta në ndeshjen e parë të Tuchel në krye të Anglisë, duke fituar me rezultat 2-0 ndaj Shqipërisë.

Tuchel ishte i qartë se objektivi kryesor i ‘Tre Luanëve’ është ta fitojnë Botërorin e vitit 2026 dhe një fitore në kualifikime do të ishte hapi i parë drejt këtij rrugëtimi.


Ish-trajneri i Chelseat bëri disa ndryshime në formacionin e Anglisë, si në aspektin taktik ashtu edhe në përzgjedhjen e lojtarëve, por pozicioni i Bellingham mbeti i pandryshuar.

Ndeshja ndaj Shqipërisë i sjell shumë kritika Tuchelit, refuzoi t'i plotësonte dy dëshirat e anglezëve
Lexo po ashtu Ndeshja ndaj Shqipërisë i sjell shumë kritika Tuchelit, refuzoi t'i plotësonte dy dëshirat e anglezëve

Bellingham dukej më rehat në një pozicion më të avancuar nën drejtimin e Carlo Ancelottit që nga fillimi i vitit 2025, me 11 gola të realizuar në të gjitha garat.

Sidoqoftë, Tuchel është i apasionuar për disiplinë taktike dhe ka bërë me dije se Bellingham duhet të mësojë ende se si të luajë në sistemin e tij.

“Ai është gjithmonë gati të jap gjithçka, por ne duhet t’i ndihmojë atij gjithashtu, kështu që brenda strukturës së lojës ai të ketë ende ndikimin e njëjtë në ndeshje, ose ndoshta edhe më shumë”.

“Ne duhet të sigurohemi që liderët dhe ai është njëri nga liderët dhe lojtarët kryesor, të gjithë të lëvizin në të njëjtin drejtim dhe të luajnë me të njëjtin ritëm dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin”.

“Dhe gjithashtu të luajmë më të disiplinuar ndoshta, të kursejmë energji për këto momente vendimtare gjatë ndeshjeve”, ka thënë tekniku gjerman./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

La Liga
Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler

Premier League
Klopp lidhet me një rikthim sensacional në stol – tri skuadrat për të cilat ai mund të nënshkruajë

Klopp lidhet me një rikthim sensacional në stol – tri skuadrat për të cilat ai mund të nënshkruajë

Ndërkombëtare
Arsim Abazi zbulon se sa fitoi te Malatayaspor për dy vite si futbollist

Arsim Abazi zbulon se sa fitoi te Malatayaspor për dy vite si futbollist

Ligat tjera
Cristiano Ronaldo mund të shkruajë histori duke përfunduar transferimin e paparë për vetëm një muaj

Cristiano Ronaldo mund të shkruajë histori duke përfunduar transferimin e paparë për vetëm një muaj

Ndërkombëtare

"Kjo nuk është aspak e hijshme", Vedat Muriqi i zhgënjyer me trajtimin që po i bëhet tek Mallorca

La Liga
Kalo në kategori