LAJMI I FUNDIT:

Tubim i madh në Stamboll në mbështetje të Palestinës

Tubim i madh në Stamboll në mbështetje të Palestinës

Shumë qytetarë janë mbledhur në lagjen Yenikapi të Stambollit ku sot në organizim të shumë organizatave joqeveritare turke mbahet miting mbështetjeje për Palestinën nën emrin “Mallkuar zullumi, mbështetje Kudsit”, raporton Anadolu agency.

Në vendin ku mbahet mitingu janë vendosur flamuj të mëdhenj me mesazhin “Mallkuar zullumi, mbështetje Kudsit”, si dhe afishe të themeluesit të Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk dhe presidentit aktual të vendit, Recep Tayyip Erdogan.

Qytetarët që marrin pjesë në miting mbajnë flamuj turq dhe palestinezë, ndërsa për ndjekjen e mitingut janë akredituar shumë ekipe vendore dhe të huaja të gazetarëve.


Qytetarëve të tubuar, sipas paralajmërimeve, do t’u drejtohet presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kryeministri i vendit, Binali Yıldırım, si dhe kryetari i partisë opozitare Lëvizja Nacionaliste (MHP), Devlet Bahçeli.

Mijëra palestinezë u mblodhën të hënën në kufirin e Gazës për të protestuar kundër pushtimit izraelit dhe zhvendosjes së ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Kuds.

Forcat izraelite të sigurisë duke përdorur dhunë dhe armë të zjarrit tentuan të parandalojnë protestën të cilën e vazhduan edhe të martën. Gjatë protestave humbën jetën 62 palestinezë, ndërsa së paku 3.000 u plagosën.

Në trend Botë

Më shumë

"Askush nuk është i sigurt", Kanada i dërgon botës një paralajmërim për Trumpin

Botë
I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Botë
Hungaria heq veton, pranon që BE-ja të vazhdojë sanksionet ndaj Rusisë

Hungaria heq veton, pranon që BE-ja të vazhdojë sanksionet ndaj Rusisë

Evropa
Erdogan: Nëse BE-ja dëshiron të forcohet, këtë mund ta arrijë vetëm me anëtarësimin e Turqisë

Erdogan: Nëse BE-ja dëshiron të forcohet, këtë mund ta arrijë vetëm me anëtarësimin e Turqisë

Botë
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Autoritetet shëndetësore të SHBA-së tërheqin nga tregu disa produkte për trajtimin e akneve, mund të shkaktojnë kancer

Autoritetet shëndetësore të SHBA-së tërheqin nga tregu disa produkte për trajtimin e akneve, mund të shkaktojnë kancer

Botë
Kalo në kategori