LAJMI I FUNDIT:

Truqe të vogla të mjeshtërve të mëdhenj të grimit: Bëni që buzëkuqi të mbetet në buzë gjithë ditën!

Truqe të vogla të mjeshtërve të mëdhenj të grimit: Bëni që buzëkuqi të mbetet në buzë gjithë ditën!

Me këtë truk më nuk do të keni telashe

Me siguri ju është e njohur situata që buzëkuqi fshihet nga buzët pas gjysmë ore sikur të mos kishte qenë fare aty.


Buzët e grimuara duken shumë bukur, mirëpo problemi është që ende nuk ekziston buzëkuq i cili është mjaftueshëm i qëndrueshëm dhe i përballon çdo gjëje, transmeton Telegrafi.

Shpesh ndodh që shumë shpejt të zhduket nga buzët apo nga buzëkuqi të mbeten njolla në gota dhe në garniturën e ushqimit.

Ekziston një truk i vogël i cili me sukses e zgjidh këtë problem:

E gjitha që është e nevojshme janë fasoletat e letrës dhe pudra dhe do të shmangni të gjitha efektet e padëshirueshme.

Sapo ta qitni buzëkuqin në buzë, sipër tij mbështetni fasoletën e letrës, sipër së cilës me brushë qitni pudër pluhur.

Pritni një minutë, dhe lehtë hiqeni fasoletën. Buzëkuqi kështu do të jetë i vendosur dhe nuk do të bëjë njolla, as nuk do të lëvizet. /Telegrafi/