LAJMI I FUNDIT:

Trupi i pajetë i një emigranti gjendet i lidhur në shtrat, në mes të një rruge në Arabinë Saudite (Video)

Trupi i pajetë i një emigranti gjendet i lidhur në shtrat, në mes të një rruge në Arabinë Saudite (Video)

Trupi i pajetë i një emigranti është gjetur i lidhur në shtrat në mes të një rruge në Arabinë Saudite, i cili raportohet se ishte i mbushur me plumba.

Trupi është gjetur në rrugën kryesore në jugperëndim të qytetit Abha në provincën Aseer, afër Detit të Kuq, transmeton Telegrafi.

Sipas policisë saudite ai ishte qëlluar me pushkë automatike. Identiteti i viktimës nuk është zbuluar, por raportohet se bëhet fjalë për një emigrant rreth të ’30-ve.


Trupi ishte mbuluar me batanije i lidhur në një shtrat, që ishte hedhur në mes të një rruge rreth shtatë milje larg qendrës së qytetit. Autoritetet lokale kanë konfirmuar se kanë filluar hetimet për të përcaktuar identitetin e viktimës si dhe vrasësit.

Në videon e publikuar më poshtë shfaqet një shtrat i hekurt në mes të natës duke qëndruar në mes të një rruge, ku në të ishte lidhur trupi i pajetë i emigrantit.

Derisa autori i videos i afrohej shtratit, mund të shihet se trupi ishte mbuluar me batanije, ndërsa policia saudite nuk e di nëse burri është vrarë në shtrat apo më vonë është vendosur aty. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Amerika
Trump reagon pas takimit të tensionuar me Zelenskyn: Ai vetëm fajësonte Putinin, ai duhet të thoshte vetëm se dëshironte paqe

Trump reagon pas takimit të tensionuar me Zelenskyn: Ai vetëm fajësonte Putinin, ai duhet të thoshte vetëm se dëshironte paqe

Amerika
Inteligjenca amerikane: Rusia dhe Kina po përpiqen t’i rekrutojnë punëtorët që po i largon administrata Trump

Inteligjenca amerikane: Rusia dhe Kina po përpiqen t’i rekrutojnë punëtorët që po i largon administrata Trump

Amerika
Pse u tensionua situata në Shtëpinë e Bardhë mes Trumpit dhe Zelenskyt?

Pse u tensionua situata në Shtëpinë e Bardhë mes Trumpit dhe Zelenskyt?

Evropa
Sekretari amerikan i Shtetit, Rubio: Zelensky duhet t'i kërkojë falje Trumpit

Sekretari amerikan i Shtetit, Rubio: Zelensky duhet t'i kërkojë falje Trumpit

Amerika
Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Botë
Kalo në kategori