LAJMI I FUNDIT:

Trupi i pajetë i Ahmet Krasniqit dhe varrimi i tij (Foto/Video, +18)

Trupi i pajetë i Ahmet Krasniqit dhe varrimi i tij (Foto/Video, +18)

Në Youtube kohë më parë është postuar një video ku shihet trupi i pajetë i ish-ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqit, homazhet dhe varrimi i tij, në Tiranë. Videoja nuk preferohet të shihet nga të miturit dhe personat e ndjeshëm.

Në këtë xhirim, përveç familjarëve dhe miqve të Krasniqit të ndjerë, shihen edhe disa prej ministrave të Qeverisë së Republikës së Kosovës (si kryetari i tashëm i LDK-së, Isa Mustafa – atëherë ministër i Ekonomisë dhe Financave), deputetë të Kuvendit të Kosovës që kishin shpallur Republikën e Kosovës (ndër të cilët Ilaz Ramajli, atëherë shef i Zyrës së Kosovës në Tiranë), si dhe personalitete të shumta shtetërore, politike e publike të Kosovës dhe të Shqipërisë.

LEXO PO ASHTU: Vrasja e kolonel Ahmet Krasniqit, flet kushëriri i parë

Ahmet Krasniqi është ekzekutuar më 21 shtator 1998 në Tiranë, në moshën 50-vjeçare. Trupi i tij prehet në varrezat e Sharrës, shumë pranë mikut të tij Azem Hajdari. Vrasja e tij ende mbetet e pandriçuar.


LEXO PO ASHTU: Qeveria shqiptare duhet të tregojë vrasësit

Telegrafi më poshtë ju sjellë edhe ca foto dhe dokumente të papublikuara më parë, që janë pjesë e arkivit të fotografit Fahredin Spahija. Këto dokumente Spahija ia ka ofruar enkas Telegrafit dhe botohen me lejen e tij.

Ahmet Krasniqi dhe artisti i mirënjohur i fotografisë, Fahredin Spahija. Fotografia është bërë më 11 mars 1998. Kjo është fotoja e tij e fundit para se të emërohej ministër i Mbrojtjes (nga arkivi i Fahredin Spahisë)

Dorëshkrim i Ahmet Krasniqit: Pjesë nga përgatitja e dokumentit “Rregullore dhe Konto plan i përkohshëm” i Ministrisë së Mbrojtjes për nevojat e Forcave të Armatosura të Kosovës. Dokumenti u krijua me 5 prill 1998 (nga arkivi i Fahredin Spahisë)

Bazat dhe Komanda e brigadave

Dokumenti i përgatitur për emërimin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës. Këtë dokument e nënshkruan më vonë kryeministri në ekzil, Bujar Bukoshi (nga arkivi i Fahredin Spahisë)

Dokumenti, i shkruar nga dora e Ahmet Krasniqit, për emërimin e Shtabit të Përgjithshëm të FARK-ut

Videoja e postuar në YouTube, më 1 prill 2013

Në trend Lajme

Më shumë
Xhavit Haliti dëshmoi në procesin gjyqësor në Bruksel kundër Spasiqit, Vukotiqit dhe Drashkoviqit, vrasësit e Enver Hadrit

Xhavit Haliti dëshmoi në procesin gjyqësor në Bruksel kundër Spasiqit, Vukotiqit dhe Drashkoviqit, vrasësit e Enver Hadrit

Lajme
Pamje nga burgu, Ilir Meta ecën në ambientet e ajrosjes

Pamje nga burgu, Ilir Meta ecën në ambientet e ajrosjes

Lajme
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë

Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë

Lajme
Burgim i përjetshëm ndaj tre serbëve për vrasjen e veprimtarit Enver Hadri në Bruksel në vitin 1990

Burgim i përjetshëm ndaj tre serbëve për vrasjen e veprimtarit Enver Hadri në Bruksel në vitin 1990

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Presidentja Osmani uron Sekretarin amerikan të Shtetit: Kosova mezi pret të punojë me ju

Presidentja Osmani uron Sekretarin amerikan të Shtetit: Kosova mezi pret të punojë me ju

Lajme
Kalo në kategori