Trupat britanikë po patrullojnë kufirin Kosovë-Serbi si pjesë e një pranie paqeruajtëse të NATO-s që po forcohet mes shqetësimeve për një konflikti të hapur, pas një serie incidentesh të dhunshme në muajt e fundit, shkruan Reuters.
Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) dërgoi qindra forca shtesë në Kosovë nga Britania dhe Rumania pas incidentit të 24 shtatorit, ku autoritetet kosovare ishin ndeshur me një grup të serbëve të armatosur që u strehuan në një manastir, transmeton Telegrafi.
Një polic kosovar dhe tre persona të armatosur serbë u vranë në fshatin Banjskë, incidenti më i dhunshëm që kur Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008.
Kosova akuzoi Serbinë për mbështetje financiare dhe praktike për personat e armatosur, akuza këto të mohuar nga Beogradi.
NATO siç raporton Reuters, ka dërguar 1,000 trupa shtesë në rajon, duke e çuar praninë e aleancës ushtarake në 4,500 të trupave paqeruajtëse nga 27 vende.
Ushtarët britanikë tani janë duke u mobilizuar në ndërrime 18-orëshe në mot të ftohtë për t’u siguruar që asnjë armë apo grup i armatosur të mos hyjë në Kosovë.
“Aktualisht ne jemi këtu në një patrullë rutinë, për të kuptuar më shumë dhe për të analizuar për çdo aktivitet të paligjshëm ose të dyshimtë, që më pas informatat do t’i dërgojmë në KFOR dhe në instanca më të lart”, tha për Reuters togeri Joss Gaddie nga Ushtria Britanike.
Gjatë një vizite të hënën në Ballkanin Perëndimor, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se organizata po shqyrton nëse nevojitet një rritje më e përhershme e forcave “për të siguruar që kjo të mos dalë jashtë kontrollit dhe të krijojë një konflikt të ri të dhunshëm në Kosovë ose në rajonin më të gjerë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjendet i pajetë shtetasi gjerman në Korçë, ishte i martuar me një shqiptare

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania