Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka njoftuar vendosjen e tarifave të reja për të gjitha mallrat e importuara nga tre partnerët më të mëdhenj tregtarë të Amerikës, Kina, Meksika dhe Kanadaja.
Trump tha se SHBA do të vendosë tarifa duke filluar nga e marta prej 25 për qind ndaj Kanadasë dhe Meksikës, si dhe një taksë shtesë prej 10 për qind ndaj Kinës.
Energjia kanadeze përballet me një tarifë më të ulët prej 10 për qind, transmeton Telegrafi.
Ai kishte kërcënuar se do të vendoste taksat e importit, nëse të tre vendet nuk trajtonin shqetësimet e tij për imigracionin e paligjshëm dhe trafikun e drogës.
Si Kanadaja ashtu edhe Meksika thanë se po përgatisnin tarifat e tyre hakmarrëse.
Trump ka treguar se është i gatshëm të përshkallëzojë detyrat nëse vendet hakmerren.
Së bashku, Kina, Meksika dhe Kanadaja përbënin më shumë se 40 për qind të importeve në SHBA vitin e kaluar.
“Njoftimi i sotëm i tarifave është i nevojshëm për të mbajtur përgjegjës Kinën, Meksikën dhe Kanadanë për premtimet e tyre për të ndalur vërshimin e drogave helmuese në Shtetet e Bashkuara”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë në X të shtunën.
Trump postoi në platformën e tij “Truth Social”: “Kjo u bë përmes Aktit Ndërkombëtar të Fuqive Ekonomike Emergjente (IEEPA), për shkak të kërcënimit të madh të të huajve të paligjshëm dhe drogave vdekjeprurëse që vrasin qytetarët tanë, përfshirë fentanilin”.
Tarifa është një taksë e brendshme e vendosur mbi mallrat kur ato hyjnë në vend, në përpjesëtim me vlerën e importit. Ato janë një pjesë qendrore e vizionit ekonomik të Trump.
Ai i sheh ato si një mënyrë për të rritur ekonominë amerikane, për të mbrojtur vendet e punës dhe për të rritur të ardhurat nga taksat – dhe në këtë rast, duke nxitur për veprime politike nga aleatët.
Shtëpia e Bardhë, në njoftimin e saj, akuzoi qeverinë e Meksikës për “një aleancë të patolerueshme” me organizatat meksikane të trafikut të drogës.
Në përgjigjen e saj, presidentja meksikane Claudia Sheinbaum i quajti “shpifje” pretendimet, se qeveria meksikane kishte aleanca me organizatat kriminale.
Sheinbaum u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të bëjnë më shumë, për të shtypur fluksin e paligjshëm të armëve në jug për të armatosur kartelet.
Vendi i saj është i gatshëm të punojë me SHBA-në, tha ajo.
“Problemet nuk zgjidhen me tarifa, por me biseda”, shtoi ajo.
Ajo ka porositur ministrin e saj të Ekonomisë që të përgjigjet me masa tarifore dhe jotarifore. Ato pritet të përfshijnë tarifa hakmarrëse prej 25 për qind për mallrat amerikane.
Kryeministri kanadez Justin Trudeau tha se vendi i tij gjithashtu do të përgjigjet.
“Ne nuk duam të jemi këtu, ne nuk e kërkuam këtë”, tha ai në një konferencë shtypi të shtunën vonë.
“Por ne nuk do të tërhiqemi në mbrojtje të kanadezëve”, shtoi ai.
Qeveria e tij do të vendosë tarifa 25 për qind për mallrat amerikane me vlerë 155 miliardë dollarë – 30 miliardë dollarë do të hyjnë në fuqi të martën dhe 125 miliardë dollarë të tjera në 21 ditë.
Artikujt e synuar përfshijnë birrën amerikane, verën, burbonin, frutat dhe lëngjet e frutave, perimet, parfumet, veshjet dhe këpucët, si dhe pajisjet shtëpiake, mallrat sportive dhe mobilet. Lënda e parë dhe plastika gjithashtu do të përballen me taksa.
Masat jo-tarifore që po shqyrtohen kanë të bëjnë me mineralet kritike dhe prokurimin, megjithëse Trudeau nuk ofroi më shumë detaje.
Kryeministri kanadez hodhi poshtë sugjerimin se kufiri i përbashkët përbën një shqetësim sigurie, duke thënë se më pak se 1 për qind e fentanilit që shkon në Shtetet e Bashkuara vjen nga Kanadaja.
Në një përpjekje për të shmangur plotësisht tarifat, Otava kishte premtuar të zbatonte 1.3 miliardë dollarë kanadezë (900 milion dollarë amerikanë) masa të reja sigurie përgjatë kufirit të saj me SHBA.
“Tarifat nuk janë mënyra më e mirë për të punuar së bashku për të shpëtuar jetë”, tha Trudeau.
Ai tha gjithashtu se nuk kishte folur me Trump që nga inaugurimi, por do të mbante linja të hapura me homologët amerikanë.
Kanadaja është furnizuesi më i madh i huaj i Amerikës i naftës së papërpunuar. Sipas shifrave më të fundit zyrtare të tregtisë, 61 për qind e naftës së importuar në SHBA midis janarit dhe nëntorit të vitit të kaluar erdhi nga Kanadaja.
Kina tha në një deklaratë se ishte shumë e pakënaqur me taksat dhe “i kundërshton fuqishëm” ato. Taksa prej 10 për qind do të shtohet mbi tarifat e vendosura tashmë ndaj Kinës nga Trump në mandatin e tij të parë dhe nga presidenti Joe Biden.
Ai shtoi se do të ngrejë një padi në Organizatën Botërore të Tregtisë kundër SHBA-së, për “praktikën e saj të gabuar” dhe do të merrte kundërmasa për të “mbrojtur të drejtat dhe interesat e veta”.
Zëvendëskryeministri i Kinës, Ding Xuexiang tha në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, muajin e kaluar se vendi i tij po kërkonte një zgjidhje “të favorshme” për tensionet tregtare dhe donte të zgjeronte importet e saj.
Kanadaja, Meksika dhe SHBA-ja kanë ekonomi të integruara thellësisht, me një vlerë prej 2 miliardë dollarësh mallra të prodhuara që kalojnë kufijtë çdo ditë.
Ekonomistët thonë se tarifat dhe hakmarrja e mëvonshme mund të rrisin çmimet në një gamë të gjerë produktesh, nga makinat, lëndë druri dhe çeliku te ushqimet si patate të skuqura të ngrira, avokado dhe domate, deri te alkooli.
Sektori i automjeteve mund të goditet veçanërisht rëndë. Pjesët e automjeteve kalojnë tre kufijtë disa herë përpara se të montohet një automjet. TD Economics sugjeron se çmimi mesatar i makinës në SHBA mund të rritet me rreth 3,000 dollarë.
Një raport i janarit nga Instituti Peterson për Ekonominë Ndërkombëtare sugjeroi se tarifat totale prej 25 për qind në Kanada dhe Meksikë, do të ngadalësonin rritjen dhe do të përshpejtonin inflacionin në të tre vendet.
Të premten, Trump pranoi se mund të ketë “disa ndërprerje të përkohshme, afatshkurtëra” nga tarifat.
Dhoma Kanadeze e Tregtisë lëshoi një deklaratë duke thënë se tarifat do të kenë “pasoja të menjëhershme dhe të drejtpërdrejta në jetesën kanadeze dhe amerikane”, dhe “do të rrisin në mënyrë drastike koston e gjithçkaje për të gjithë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kanadaja largon pijet alkoolike amerikane nga raftet e dyqaneve – lideri i British Columbia bën thirrje për bojkotim të pijeve të fqinjëve
Netanyahu niset drejt SHBA-së për një takim me Trumpin
Rubio ‘zbarkon’ në Panama ndërsa Trump kërcënon të ‘marrë përsëri’ kanalin
Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën
Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?
Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos