Trump thotë se vetëm SHBA-të mund të garantojnë sigurinë e Grenlandës

Presidenti amerikan Donald Trump ka folur nga Davosi mbi temën e Grenlandës, pasi kohët e fundit e ka përshkallëzuar retorikën e tij mbi territorin.
"Çdo aleat i NATO-s ka detyrimin të jetë në gjendje të mbrojë territorin e vet", tha ai, transmeton Telegrafi.
"Fakti është se asnjë komb apo grup kombesh nuk është në pozicion për të qenë në gjendje të sigurojë Grenlandën përveç Shteteve të Bashkuara. Ne jemi një fuqi e madhe, shumë më e madhe sesa njerëzit e kuptojnë", shtoi presidenti amerikan.
Është folur shumë për ambicien e presidentit amerikan pas dëshirës për të përvetësuar territorin, të cilën ai tani po e shpjegon në samit.
Trump on Greenland:
This enormous, unsecured island is actually part of North America, on the northern frontier of the Western Hemisphere.
That’s our territory. pic.twitter.com/TLxrqBKB89
— Clash Report (@clashreport) January 21, 2026
"Grenlanda është një territor i gjerë, pothuajse tërësisht i pabanuar dhe i pazhvilluar që ndodhet i pambrojtur në një vendndodhje strategjike kyçe midis Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Kinës", theksoi ndër tjera Trump.
"Ka kaq shumë tokë të rrallë, dhe për të marrë këtë tokë të rrallë, duhet të kalosh nëpër qindra metra akull. Nuk është kjo arsyeja pse na duhet, na duhet për sigurinë strategjike kombëtare dhe sigurinë ndërkombëtare. Ky ishull i madh i pasiguruar është në fakt pjesë e Amerikës së Veriut në kufirin verior të Hemisferës Perëndimore, ky është territori ynë", tha i pari i Shtëpisë së Bardhë. /Telegrafi/
Trump on Greenland:
I’m seeking immediate negotiations to once again discuss the acquisition of Greenland by the United States.
Just as we have acquired many territories throughout our history—as many European nations have done as well—there’s nothing wrong with it.
This would… pic.twitter.com/Bh5RJ0DiiI
— Clash Report (@clashreport) January 21, 2026




















































