Trump: SHBA-të morën "pothuajse çdo pikë që na duhej" gjatë bisedimeve për Iranin

Presidenti amerikan Donald Trump të dielën i përshkroi negociatat midis SHBA-së dhe Iranit dhe Pakistanit si "shumë miqësore".
Ai theksoi se SHBA-të morën "pothuajse çdo pikë që na duhej" gjatë bisedimeve, transmeton Telegrafi.
Por ato në fund dështuan pasi Irani nuk mundi të zotohej të hiqte dorë nga ambiciet e tij bërthamore, tha presidenti gjatë një interviste në "Sunday Morning Futures me Maria Bartiromo" të Fox News.
"Drejt fundit, u bë shumë miqësore dhe morëm pothuajse çdo pikë që na duhej, përveç faktit që ata refuzojnë të heqin dorë nga ambicia e tyre bërthamore", tha ai.
"Dhe sinqerisht, për mua, kjo ishte pika më e rëndësishme deri tani", shtoi ai. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
2 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































