Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka biseduar me telefon me presidenten e Tajvanit, duke ndërprerë një praktikë diplomatike amerikane prej katër dekadash dhe duke rrezikuar një çarje të madhe në lidhjet me Kinën.
Komunikata e ekipit të Trumpit e publikuar më 2 dhjetor thotë se liderja tajvaneze, Tsai In-Wen, ia ka uruar zgjedhjen zotit Trump.
Të dy liderët kanë nënvizuar “lidhjet e afërta ekonomike, politike dhe ato të sigurisë që ekzistojnë ndërmjet Tajvanit dhe Shteteve të Bashkuara”, thotë më tej komunikata.
Trump më pas ka shkruar në Twitter ku thotë se liderja tajvaneze e ka thirrur në telefon atë.
“Presidentja e Tajvanit më THIRRI MUA sot për t’më uruar fitoren. Faleminderit!”, ka shkruar ai.
Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, të njëjtën ditë ka thënë se telefonata ka qenë “vetëm një trik i vogël nga Tajvani” dhe ka shtuar se ai nuk beson që kjo sinjalizon ndryshim në politikën amerikane.
“Politika e një Kine është guri themeltar i zhvillimeve të shëndetshme në marrëdhëniet SHBA-Kinë dhe ne shpresojmë që kjo bazë politike nuk do të dëmtohet apo ndikohet në të”, ka thënë Wang.
Zyrtarët në Shtëpinë e Bardhë kanë reaguar shpejt pas lajmit për bisedën telefonike, duke shprehur shqetësim për lidhjet ndërmjet Uashingtonit dhe Pekinit.
“Nuk ka ndryshim në politikën tonë afatgjate”, ka thënë Ned Price, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, nëpërmjet një e-maili dërguar Radios Evropa e Lirë.
“Ne mbesim fuqimisht të përkushtuar për politikën e një Kine”, ka thënë ai dhe ka shtuar se “interesi jonë fundamental është në marrëdhënie paqësore dhe stabile në mes të dy palëve”.
Mediat raportojnë se Shtëpia e Bardhë nuk e ka ditur për bisedën telefonike derisa ajo ka ndodhur.
Ky është kontakti i parë i drejtpërdrejtë ndërmjet liderëve amerikan dhe tajvanez prejse janë prerë marrëdhëniet diplomatike në vitin 1979, ndërsa Uashingtoni ka vendosur lidhje diplomatike me Kinën.
Shtetet e Bashkuara nuk kanë këputur në tërësi lidhjet me Tajvanin, derisa janë munduar të balancojnë lidhjet me Kinën.
Biseda telefonike e presidentit të zgjedhur, Trump është veprimi i fundit që e shkel këtë protokoll diplomatik, diçka që po shqetëson Departamentin e Shtetit dhe vëzhgues të shumtë.
Lëvdatat e Trumpit për liderin Pakistanit, gjatë një bisede telefonike të zhvilluar gjatë javës, ka shqetësuar vëzhguesit e Azisë Jugore, që tani frikësohen se kjo do ta armiqësoj Indinë./rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit – Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Si filloi sherri në parlamentin e Serbisë – grushte, shkelma e hedhje të shisheve të xhamit

Zelensky propozon fazën e parë për përfundimin e luftës – bën edhe një hap drejt pajtimit me Trumpin

JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

Zelensky propozon fazën e parë për përfundimin e luftës - bën edhe një hap drejt pajtimit me Trumpin

Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

JD Vance: Britania e Madhe është një vend i rëndomtë që nuk ka bërë luftë për 30 ose 40 vjet

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru e goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës