Trump mbështet ndëshkimin “jokushtetues” për djegien e flamujve amerikanë

Një urdhër i ri ekzekutiv i nënshkruar nga presidenti amerikan Donald Trump, do të lejojë ndjekjen penale të personave të përfshirë në djegien e flamurit amerikan.
Kjo është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me një precedent të vendosur nga Gjykata Supreme në çështjen Teksasit kundër Johnson në vitin 1989, që e konsideroi veprimin një akt "fjalim simbolik".
Urdhri ekzekutiv do të krijonte një dënim prej një viti burg, tha Trump gjatë një konference për shtyp në Zyrën Ovale, transmeton Telegrafi.
Trump pranoi se ndërsa veprimi mbrohej nga gjykata, djegia e flamurit ishte një derë e hapur për dhunë.
"Kur djeg flamurin amerikan, kjo nxit trazira në nivele që nuk i kemi parë kurrë më parë", tha Trump.
Urdhri ekzekutiv në lidhje me flamurin erdhi të hënën mes një mori të tjerash të nënshkruara nga presidenti gjatë një konference për shtyp.
Urdhri thotë se ata që djegin një flamur amerikan, qoftë në SHBA apo në vende të tjera, do t'i nënshtrohen ndjekjes penale dhe gjobave. /Telegrafi/
https://youtube.com/shorts/2ObpLpv2HVc?si=-f3JJUotKcblA5wD




















































