Trump kërcënon Danimarkën për Grenlandën, por ajo mban një mjet të fuqishëm - SHBA-ja varet nga ilaçi i saj jetik

SHBA-ja e varur nga insulina daneze mund të shndërrohet në një pikë presioni të papritur në përplasje lidhur me Grenlandën.
Ndërsa kriza për Grenlandën thellohet, në Danimarkë po diskutohet nëse qeveria duhet të përdorë si mjet presioni dominimin e kompanisë farmaceutike Novo Nordisk si furnizues kryesor të insulinës dhe ilaçeve GLP-1 për tregun amerikan.
Shtetet e Bashkuara rrezikojnë mungesa të insulinës dhe ilaçeve GLP-1 nëse Danimarka ndalon ose kufizon eksportet, sepse rreth 30-50 për qind e insulinës që përdoret në SHBA vjen nga Danimarka - një furnizim që Uashingtoni nuk mund ta zëvendësojë lehtë.
Miliona amerikanë kanë nevojë për insulinë çdo ditë, dhe ndërprerjet mund të shkaktojnë dëme për pacientët dhe një krizë politike në SHBA, raportojnë mediat.
Qeveria amerikane kërcënon me tarifa deri në 25 për qind për të ushtruar presion ndaj Danimarkës që të pranojë shitjen e Grenlandës, dhe kjo ka nxitur diskutime ndërkombëtare, protesta në Nuuk dhe Kopenhagen dhe reagime të forta nga Bashkimi Evropian.
Prodhues të tjerë si Eli Lilly, Sanofi dhe Biocon i Indisë mund të ndihmojnë paksa, por askush prej tyre nuk mund të zëvendësojë menjëherë prodhimin danez në shkallë të gjerë. /Telegrafi/





















































