Trump: Irani do të kishte pasur armë bërthamore nëse unë nuk do ta kisha ndërprerë marrëveshjen e Obamës

Presidenti amerikan pretendoi — pa asnjë provë për të mbështetur pohimin e tij — se nëse nuk do ta kishte hequr dorë nga marrëveshja bërthamore e Iranit e nënshkruar nga paraardhësi i tij Barack Obama, Teherani do të kishte pasur një bombë bërthamore deri tani.
“Nëse nuk do ta kisha ndërprerë Marrëveshjen e tmerrshme Bërthamore të Iranit (JCPOA) të Obamës, Irani do të kishte pasur një armë bërthamore tre vjet më parë”, tha Trump, transmeton Telegrafi.
“Ky ishte transaksioni më i rrezikshëm që kemi hyrë ndonjëherë, dhe nëse do të lejohej të qëndronte, bota do të ishte një vend krejtësisht tjetër tani. Mund ta fajësoni Barack Hussein Obamën dhe Joe Bidenin e përgjumur”, shkroi ai në platformën e tij Truth Social.
Shumica e analistëve dhe inspektorëve të pavarur kishin arritur në përfundimin, në atë kohë, se Irani ishte pajtuar me JCPOA-n dhe e kishte mbajtur pasurimin e uraniumit nën limit — larg niveleve të nevojshme për të ndërtuar armë bërthamore.
Ndryshe presidenti amerikan ka arsyetuar sulmet izraelito-amerikane në Iran me ndalimin e prodhimit të armëve bërthamore nga ana e Teheranit. /Telegrafi/
















































