Trump flet me fituesen e Çmimit Nobel për Paqen: Ajo më tha se e meritoja unë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka folur me me fituesen e Çmimit Nobel për Paqen, Maria Corina Machado, pasi administrata e tij denoncoi vendimin e komitetit për dhënien e këtij çmimi.
Trump nuk e ka mbajtur sekret dëshirën e tij për të fituar çmimin.
Një numër gjithnjë e në rritje i udhëheqësve botërorë kanë thënë gjithashtu se ai duhet ta fitojë.
Këto thirrje u shtuan ndërsa plani i tij i paqes në Gaza fitoi vrull ditët e fundit.
Megjithatë, afati i nominimeve mbyllet në fund të janarit të vitit, sipas faqes së internetit të çmimit.
Komiteti i Nobelit njoftoi se çmimi i vitit 2025 do t'i shkonte Machados për promovimin e të drejtave demokratike në Venezuelë dhe "për luftën e saj për të arritur një tranzicion të drejtë dhe paqësor nga diktatura në demokraci".
Machado tha në një intervistë me gazetën spanjolle El Pais se kishte folur me presidentin e SHBA-së, por nuk pranoi të jepte detaje rreth bisedës së tyre.
Udhëheqësja e opozitës, siç kishte bërë në postimin e saj duke pranuar çmimin, shprehu mirënjohje ndaj Trumpit.
Edhe Trump konfirmoi se foli me Machadon, duke shtuar se ajo ishte “shumë e sjellshme”.
“Personi që në fakt mori Çmimin Nobel më telefonoi sot dhe më tha, po e pranoj këtë për nderin tënd, sepse e meriton vërtet”, tha Trump.
“Një gjë shumë e mirë për t’u bërë. Nuk thashë, atëherë ma jep mua. Ishte shumë e sjellshme”, bëri shaka presidenti amerikan. /Telegrafi/

















































