LAJMI I FUNDIT:

Trump: E gjithë bota po na grabit

Trump: E gjithë bota po na grabit

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kritikuar përsëri politikën tregtare të Shteteve të Bashkuara, duke deklaruar se vendi është në disavantazh në marrëdhëniet tregtare globale.

Në rrjetin social Truth Social, ai shkroi se “SHBA nuk ka tregti të lirë. Ne kemi ‘tregti të marrë’! E gjithë bota na vjedh!!!”

Trump më herët ka deklaruar se Bashkimi Evropian, i cili “në mënyrën më armiqësore keqpërdor taksat dhe tarifat në botë dhe është krijuar me qëllimin e vetëm për të shfrytëzuar Shtetet e Bashkuara, sapo ka vendosur një tarifë të tmerrshme prej 50 për qind mbi uiskin”.


“Nëse këto tarifa nuk hiqen menjëherë, SHBA do të vendosë së shpejti një tarifë prej 200 për qind mbi të gjitha verërat, shampanja dhe produktet alkoolike që vijnë nga Franca dhe vende të tjera të BE-së. Kjo do të jetë fantastike për biznesin e verërave dhe shampanjës në SHBA”, deklaroi 78-vjeçari.

Komisioni Evropian ka njoftuar se më 1 prill do të përfundojë pezullimi i përkohshëm i tarifave mbi produktet amerikane dhe se masat e tij do të hyjnë plotësisht në fuqi deri më 13 prill.

Ndryshe, SHBA-ja i ka shpallur luftë tregtare edhe Kanadasë dhe Meksikës. /Telegrafi/