Trump bën deklarata të forta për Mojtaba Khamenein: CIA më tha se ai është homoseksual

Donald Trump pohoi në një intervistë telefonike me Fox News se ishte informuar nga CIA se udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është homoseksual.
Trump mori pjesë në një intervistë telefonike me emisionin “The Five”, ku u pyet drejtpërdrejt për thashethemet rreth udhëheqësit të ri suprem të Iranit.
Kur u pyet nëse CIA e kishte informuar se “djali i Ajatollahut është homoseksual”, presidenti amerikan u përgjigj: “Ma thanë mua. Mendoj se shumë njerëz po e thonë këtë, gjë që e vendos atë në një pozitë të vështirë në një vend si ky”.
- YouTube www.youtube.com
Sipas burimeve që citojnë botime amerikane, vlerësimi i orientimit seksual të 56-vjeçarit Mojtaba Khamenei konsiderohet i besueshëm nga komuniteti i inteligjencës amerikane, megjithëse nuk ka prova për të konfirmuar pretendimet përkatëse.
Trump la të kuptohej se një informacion i tillë mund të ketë implikime politike, duke pasur parasysh se në Iran homoseksualiteti ndëshkohet rëndë nga sistemi ligjor teokratik.
Mojtaba Khamenei pasoi të atin, Ajatollah Ali Khamenei, pas vdekjes së tij në një sulm ajror më 28 shkurt, ku u vranë edhe anëtarë të tjerë të familjes. /Telegrafi/





















































