Trump afër marrjes së vendimit për bombardimin e Iranit

Presidenti amerikan Donald Trump i është afruar gjithnjë e më shumë urdhërimit të sulmeve ushtarake ndaj objekteve bërthamore të Iranit, duke miratuar plane sulmi operacional, ndërkohë që nuk ka autorizuar një sulm, shkruan The Wall Street Journal.
Burime të shumta thanë se Trump mbetet i pavendosur për nisjen e sulmeve, mes dyshimeve nëse bombat amerikane me depertues masiv të municioneve (MOP) mund të shkatërrojnë centralin bërthamor Fordow të Iranit, të varrosur thellë dhe të fortifikuar rëndë, pranë qytetit të Qom.
Ndërkohë, Izraeli dhe Irani shkëmbyen sulme ajrore dhe raketore, duke intensifikuar tensionet rajonale tashmë të rënda, transmeton Telegrafi.
Zyrtarë të lartë u thanë mediave të shumta, përfshirë CNN, se Trump është më pak i bindur nga opsionet diplomatike dhe gjithnjë e më i hapur ndaj ndërhyrjes ushtarake, edhe pse i mban të paqarta qëllimet e tij përfundimtare.
"Kam ide se çfarë të bëj, por nuk kam marrë një [vendim] përfundimtar", u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale të mërkurën.
"Më pëlqen ta marr vendimin përfundimtar një sekondë para se të vijë koha, e dini, sepse gjërat ndryshojnë. Dua të them, veçanërisht me luftën", shtoi presidenti amerikan. /Telegrafi/



















































