Truke të thjeshta por të shkëlqyera që këmisha të mos ju dalë nga pantallonat

Nga gjatësia e këmishës te përdorimi i rripave - ja si ta mbani stilin gjithmonë nën kontroll
Për burrat që duhet të mbajnë këmisha çdo ditë, mbajtja e tyre e rregullt brenda pantallonave është më shumë se çështje praktike - është pjesë e paraqitjes dhe profesionalizmit. Nuk ka gjë më të pakëndshme sesa një këmishë që del sa herë që uleni, ngriheni apo bëni një lëvizje më energjike.
Tek gratë, këto rregulla nuk janë aq të rrepta, megjithatë edhe ato mund të përfitojnë nga këto truke ose të ndihmojnë anëtarët meshkuj të familjes për të mbajtur gjithmonë një pamje të rregullt.
Me këto këshilla të thjeshta, por efektive, do të parandaloni që këmisha juaj të dalë nga pantallonat dhe do të ruani një stil elegant gjatë gjithë ditës, transmeton Telegrafi.
1. Këmisha duhet të jetë të paktën 7-8 cm e gjatë poshtë brezit të pantallonave.
2. Futeni këmishën në pantallonat e zbërthyera dhe kapeni pjesën tjetër të pëlhurës rreth belit me gishta dhe paloseni në pjesën e pasme.
3. Kjo është një metodë tjetër dhe vlen veçanërisht për ata që mbajnë kanotiere. Nëse e mbani, fillimisht futeni kanotierën në të brendshme dhe pastaj këmishën në pantallona. Kështu do të parandaloni që kanotiera të dalë dhe të tërheqë me vete edhe këmishën. Kanotiera duhet të jetë mjaftueshëm e gjatë që të mos dalë vazhdimisht.
4. Ekziston edhe një mënyrë tjetër për të siguruar që këmisha nuk do të dalë nga pantallonat: përdorimi i rripave të veçantë. Nuk bëhet fjalë për ato klasike, por për një lloj që shpesh e përdorin ushtarët dhe policët, pasi këmishët e tyre duhet të duken gjithmonë të rregullta. Me dy kapëse mbajnë këmishën, ndërsa në anën tjetër lidhen me çorapet. Nuk shihen nën pantallona dhe njëkohësisht ju mbajnë edhe çorapet që të mos bien.
5. Kur mbyllni pantallonat, sigurohuni që kopsat dhe zinxhiri të jenë në të njëjtën vijë.
Shikoni në video si duket kjo në praktikë:
/Telegrafi/




















































