Nuk ka asgjë më të sikletshme se të zgjohesh në mëngjes me dhimbje dhe ngurtësim të qafës
Kjo dhimbje e bën shumë të vështirë lëvizjen dhe aktivitetet e ditës. Edhe kthimi i kokës për të biseduar me një koleg, mund t’ju shkaktojë dhimbje të mëdha.
Dhimbjet e qafës kanë shkaktarë të ndryshëm si stresi, pozicioni i keq i gjumit dhe lloji i dyshekut ku keni fjetur. Cilado qoftë arsyeja, ju me siguri doni që kjo dhimbje e tmerrshme të largohet sa më shpejt.
Ja disa truke që mund të përdorni:
Bëni ushtrime të ngadalta
Një nga mënyrat më të shpejta për të trajtuar dhimbjen e qafës është stërvitja. Sidoqoftë këto lëvizje duhen kryer ngadalë, me një fraksion të shkurtër lëvizjesh.
Përkulni kokën përpara dhe pas. Pastaj alternojini me lëvizje nga njëra anë në tjetrën. Pasi të ndjeni se muskujt janë më të ngurtë, kthejeni majtas ngadalë. Më pas kthejeni djathtas. Bëjeni me ngadalë pasi kthimi mund t’ju dhembë.
Bëni të paktën 20 përsëritje të këtij ushtrimi. Bëjeni në disa orë derisa dhimbjet dhe ngurtësia e qafës të zbuten.
Masazhoni qafën me vajra esencialë
Përzieni së bashku disa pika vaj borziloku, vaj selvie, vaj livande dhe vaj mesteje me një lugë vaj ulliri të ngrohtë. Masazhojeni përbërjen në qafë për disa minuta. Aplikojeni këtë përzierje të paktën dy herë në ditë.
Secili prej vajrave esencialë ka veti kuruese. Vaji i mentës qetëson muskujt ndërsa vaji i livandës do të largojë stresin dhe do të qetësojë mendjen. Vaji i borzilokut është një analgjetik dhe ka veti antispazmatike që qetësojnë dhimbjen. Ndërkohë, vaji i selvisë stimulon qarkullimin e gjakut.
Kompresa me uthull molle
Zhysni një pecetë në uthull molle. Vendoseni në qafë dhe lëreni të qëndrojë për një deri në dy orë. Aplikojeni dy herë në ditë derisa dhimbja e qafës të largohet. Uthulla e mollës është një ilaç i shkëlqyer për muskujt e ngurtë.
Karakteristikat anti-inflamatore dhe antioksidantët që gjenden tek uthulla do të ndihmojnë në uljen e stresit në muskujt e qafës.
Vendosni akull
Vendosni kuba akulli brenda një peshqiri dhe aplikojeni në zonën që ju dhemb. Lëreni të qëndrojë për disa minuta. Akulli do të lehtësojë dhimbjen e qafës dhe do të reduktojë inflamacionin në zonën e prekur.
Përveç këtyre metodave, duhet të bëni gjithashtu kujdes për ritualet që mund të shkaktojnë dhimbjet e qafës. Ju gjithashtu duhet të bëni shumë ushtrime. Ngrihuni herë pas here nga tavolina juaj e punës, të paktën çdo një orë dhe kushtojini vëmendje qëndrimit tuaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ulja e kolesterinës mund të ndalojë rritjen e kancerit të fshikëzës urinare
Futeni në meny që sot: Ushqim i shijshëm që ka ndikim preventiv ndaj kancerit të gjirit!
A e dini përse nuk është mirë të rrini shumë gjatë pa seks? Këto janë pasojat!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite