LAJMI I FUNDIT:

Tridhjetë të vdekur deri më tani derisa përleshjet vazhdojnë në Bagdad, u bëhet thirrje udhëheqësve fetarë shiitë që të ndërhyjnë

Tridhjetë të vdekur deri më tani derisa përleshjet vazhdojnë në Bagdad, u bëhet thirrje udhëheqësve fetarë shiitë që të ndërhyjnë

Situata mbetet jashtëzakonisht e tensionuar në kryeqytetin e Irakut, Bagdad – pas një nate përleshjesh të armatosura, nga të cilat kanë gjetur vdekjen 30 persona dhe janë plagosur disa qindra të tjerë, sipas burimeve mjekësore.

“Kemi dëgjuar të shtëna armësh gjatë natës, janë përdorur armë të mesme dhe të lehta, kemi dëgjuar gjithashtu disa shpërthime brenda Zonës së Gjelbër”, ka thënë Mahmoud Abdelwahed i Al Jazeera, duke raportuar nga Bagdadi, përcjell Telegrafi.


“Situata është shumë e tensionuar dhe duket se të gjitha përpjekjet për deeskalim kanë dështuar. Ka pasur thirrje që Grand Marji’a, referenca e Madhe fetare Shia në qytetin Najaf të ndërhyjë për t’i dhënë fund këtij konflikti”, ka thënë më tej ai.

Kaos në Bagdad, mbështetësit e liderit shiit Moqtada al Sadr futen në pallatin presidencial
Lexo po ashtu Kaos në Bagdad, mbështetësit e liderit shiit Moqtada al Sadr futen në pallatin presidencial

“Shumë njerëz këtu besojnë se meqenëse të gjitha ndërmjetësimet kanë dështuar, meqenëse të gjitha përpjekjet për deeskalim nuk kanë arritur ende një zgjidhje, atëherë e vetmja rrugëdalje për t’i dhënë fund këtij konfrontimi ushtarak, sipas tyre, është ndërhyrja nga Grand Marji’a”.

“Ky është një lloj kulmi i mosmarrëveshjeve politike 10 mujore midis politikanëve rivalë për formimin e një qeverie dhe gjatë muajve të fundit dhe domethënë që nga tërheqja e ligjvënësve të Sadr nga parlamenti”.

“Gjërat kanë ardhur duke u përshkallëzuar dhe ne kemi qenë dëshmitarë të protestave dhe kundër protestave”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ish-mafiozi me prejardhje shqiptare, John Alite, bëhet këshilltar bashkiak në SHBA

Ish-mafiozi me prejardhje shqiptare, John Alite, bëhet këshilltar bashkiak në SHBA

Amerika
Prodhuesit amerikanë të armëve “do të mbahen larg” nga plani i ri masiv i shpenzimeve të mbrojtjes të BE-së

Prodhuesit amerikanë të armëve “do të mbahen larg” nga plani i ri masiv i shpenzimeve të mbrojtjes të BE-së

Botë
Çfarë është një krizë kushtetuese dhe a është SHBA në një të tillë tani?

Çfarë është një krizë kushtetuese dhe a është SHBA në një të tillë tani?

Amerika
'Makthi' i Rusisë janë dy armët më të mira të artilerisë së Ukrainës - të cilat i janë 'dhuruar' nga dy shtete evropiane

'Makthi' i Rusisë janë dy armët më të mira të artilerisë së Ukrainës - të cilat i janë 'dhuruar' nga dy shtete evropiane

Evropa
Demonstrata të opozitës pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu

Demonstrata të opozitës pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu

Turqia
Pasi u zbulua se e kishin shfrytëzuar kundër studentëve, Daçiq shfaq armën sonike ‘që shkakton panik’

Pasi u zbulua se e kishin shfrytëzuar kundër studentëve, Daçiq shfaq armën sonike ‘që shkakton panik’

Serbia
Kalo në kategori