Tri truket më të rrezikshme për zbardhjen e dhëmbëve: Vërshuan rrjetet sociale, paralajmëron stomatologu – shkaktojnë sëmundje!

Shumë njerëz praktikojnë këshilla për dhëmbë të shëndetshëm të bardhë që vijnë nga rrjetet sociale, stomatologu paralajmëron për rreziqet e tyre
Sidoqoftë, sado që të jenë të mira, po aq janë edhe shumë të këqija që mund të shihen në Instagram, Facebook ose TikTok.
Gjithçka postohet, shpërndahet dhe pëlqehet aq shpejt në rrjetet sociale, saqë shumica e njerëzve i kushtojnë pak vëmendje se sa janë të vërteta dhe të sakta.
Këshilla të tilla më së shumti i shohim në profilin e ndonjë personi joprofesionist dhe i marrim si të mirëqena pa u menduar fare, pra një nga truket e tilla ka të bëjë me shëndetin dhe higjienën e dhëmbëve, transmeton Telegrafi.
Lëvorja e bananes zbardh dhëmbët
Stomatologu Khaled Kasem ka zbuluar pesë tendenca që janë të njohura në internet dhe që mund të çojnë në sëmundje dentare.
Ujë me limon
Edhe pse limoni është i pasur me vitaminë C dhe forcon imunitetin, doktor Kasemi paralajmëron se aciditeti i ujit me limon mund të çojë në dëmtimin e smaltit të dhëmbëve. Nëse e përdorni ujë me limon mund t’ju ndodhë të keni gjakrrjedhje nga mishrat e dhëmbëve. Këshilla është që nëse ju pëlqen ta pini dhe është rituali juaj i përditshëm për humbjen e peshës apo pastrimin e trupit, është mirë ta bëni me ndihmën e një gypi të hollë.
Uthulla e mollës
Ngjashëm me ujin me limon, uthulla e mollës ka gjithashtu shumë acid dhe dëmton smaltin dhe mund të acarojë edhe fytin dhe stomakut. “Pa një shtresë mbrojtëse, dhëmbët janë më të ndjeshëm ndaj kariesit”, shpjegoi Kasem.
Pasta e karbonit të aktivizuar
Mjeku ju paralajmëron të mos e teproni me pastën e dhëmbëve me qymyr aktiv, e cila është bërë gjithnjë e më i popullarizuar kohët e fundit. “Kjo pastë mund të zbardhë përkohësisht dhëmbët, megjithatë, grimcat e qymyrit mund të hyjnë në çarjet e smaltit dhe të shkaktojnë plasaritjen e tij”, thotë doktori.
Pastrimi me lëngje frutash
Këshilla për të larë dhëmbët me lëngje frutash është krejtësisht e pasaktë. Ato mund të bëjnë një rrëmujë të vërtetë në gojën tuaj! Mjeku shpjegon se në këtë mënyrë sheqernat grumbullohen dhe ruhen në të çarat e dhëmbëve, gjë që çon në karies. Mos e teproni me pijet e ëmbla dhe konsumojini ato në mënyrë të barabartë me ushqimin.
Hani shpesh dhe pak nga pak
Nutricionistët dhe mjekët ju këshillojnë të hani vakte më të vogla, por më shpesh, në mënyrë që të përshpejtoni metabolizmin. Megjithatë, nga këndvështrimi i një dentisti, kjo nuk është zgjidhja më e mirë nëse dëshironi që dhëmbët tuaj të jenë të shëndetshëm. Në këtë mënyrë, bakteret dhe acidet në gojë grumbullohen më shpesh, gjë që krijon karies. Si zgjidhje, mjeku ju këshillon të hani tre vakte në ditë, por edhe të lani dhëmbët rregullisht çdo vakt. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës