Tri banesa në fshatin Kraps në Fier u dogjën këtë të martë si pasojë e zjarreve masive që përfshinë zonën.
Nga flakët, u shkrumbuan dhe mijëra hektarë me pyje. Pavarësisht ndërhyrjes forcat zjarrfikëse e patën të pamundur neutralizimi e vatrave të zjarrit të cilat prej pesë ditësh vijonin të përhapeshin në të gjithë zonën.
Flakët u aktivizuan fillimisht në pyjet e Peshtanit e më pas të ndihmuara nga temperaturat e larta dhe era u përhapën në të gjithë zonën. Zjarret u vendosën nën kontroll pas ndërhyrjeve nga ajri me helikopterë.
Drejtori i emergjencave civile, Haki Çako tha se situata është tejet e vështirë dhe se të gjitha strukturat janë në gatishmëri të plotë.
“Është dita e katërt që flakët kanë përfshirë këtë zonë pyjore. Deri ditën e djeshme e kishim pothuajse në kontroll të plotë duke angazhuar të gjitha forcat. Kemi angazhuar Forcat e Armatosura, ndërhyrjen nga ajri me helikopter, janë angazhuar edhe vullnetarë e struktura të tjera. Perfekti i Qarkut ka qenë në krye. Nuk kemi pasur mundësi që ta izolojmë në kohë për të reduktuar këtë dëm masiv që është shkaktuar në pyje. S’kemi pasur dëme në njerëz. Janë dëmtuar dy banesa të braktisura. Jemi duke e vlerësuar situatën. Jemi të gjithë në këmbë. Është situatë që ka përfshirë të gjithë Europën, sot dita ka qenë kritike sa i takon temperaturave, kjo e ka favorizuar gjithë këtë zjarr. Theksojmë se e kemi në kontroll, vazhdon operacioni”, tha Çako.
Zjarre pati edhe në fshatin Çeprat në Vlorë. Si pasojë, u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me bimë e pemë. Ndërkohë u rrezikuan dhe banesat.
Nga ana tjetër një vatër zjarri u shfaq dhe në fshatin Risili, ku flakët arritën deri në anë të rrugës. Ndërkohë forcat zjarrfikëse ndërhynë me mjete rrethanore për të fikur flakët.
Mungesa e rrugëve por dhe e pajisjeve ua vështirësoi punën efektivëve të Forcave Zjarrfikëse.
Dy vatra zjarri u shfaqën dhe në bashkinë e Tepelenës dhe atë të Memaliaj. Ndërkohë forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. /tch/
Për të parë videon klikoni KËTU
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë