Tri rrugë të qytetit të Vushtrrisë do të shtrohen me kalldrëm.

Këto rrugë janë: “Shemë Nallbani”, “Hoxhë Kadri Prishtina” dhe “Pandeli Sotiri”, shkruan Telegrafi.


Kështu ka njoftuar kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i cili ka thënë se kjo po bëhet për të ruajtur trashëgiminë kulturore të qytetit.

Sipas Idrizit, ky projekt do të transformoj këtë pjesë të Vushtrrisë.

461215553 537040552157400 1133478805150185047 n Pamje nga punimet

“Për të ruajtur trashëgiminë kulturore të qytetit, kanë filluar sot punimet për shtrimin me kalldrëm të rrugëve “Shemë Nallbani”, “Hoxhë Kadri Prishtina” dhe “Pandeli Sotiri”. Ky projekt, do ta transformoj këtë pjesë të qytetit!”, ka thënë Idrizi. /Telegrafi/