Tri pyetje që mund t’u përgjigjeni për të kuptuar nëse mes jush ka marrë fund

Dashuria dhe të rënit në dashuri janë dy gjëra të ndryshme, por edhe kur marrëdhënia juaj është e konsoliduar, vështirësitë mund të vënë në provë historinë tuaj.
Siç thotë Paul Hudson i Elity Daily, fluturat në stomak dhe rrahjet e zemrës, kur e dini që do takoni partnerin, nuk do zgjasin përgjithmonë, por kjo nuk do të thotë që mes jush ka mbaruar gjithçka.
Në çdo rast, para se të merrni vendimin dhe të hidhni në erë atë që mund të jetë historia juaj më e rëndësishme e dashurisë, janë tri pyetje mbi të cilat duhet të reflektoni.
1. E dua me të vërtetë këtë njeri?
Mos u përgjigjni menjëherë po apo jo, shpjegojini vetes çfarë doni më shumë te ai.
Pas shumë muajsh ose vitesh, cilat janë karakteristikat e karakterit apo personalitetit të tij që do të zgjidhnit ende. Është e qartë që kushdo nga ne ka vlera dhe defekte, por ajo që e bën partnerin unik nga gjithë bota, është ajo që doni me të vërtetë në jetën tuaj?
Ndonjëherë keqkuptimet lindin pikërisht nga interpretimi i ndryshëm që bëjmë: rrimë me një person që na pëlqen, por na pëlqen vetëm nëse është, apo bën atë që duam ne. Në të kundërt, mund të ndodhë që në fillim të një dashurie, llogarisim vetëm personalitetin tonë për të nxjerrë në plan të dytë njeriun me të cilin ishim, por është e pamundur ta shtypësh unin përgjithmonë dhe atëherë lindin keqkuptime.
2. Ato që janë krijuar mes jush, janë probleme të zgjidhshme?
Gjeni një çast të përshtatshëm dhe shikoni marrëdhënien të shkëputur prej saj, mund të jetë e vështirë, por përqendrohuni dhe shkëputuni sa më shumë.
Nuk është e lehtë të pranosh që një marrëdhënie ka mbaruar, nuk është e thjeshtë as të mendosh në mënyrë racionale kur bëhet fjalë për emocione dhe emocionet mund të jenë këshilluesi juaj më i keq.
Vetëm duke folur mund të zgjidhni tensionet që po krijohen në marrëdhënien tuaj. Edhe një herë, kujdes nga emocionet! Para se të hapni një bisedë me partnerin, reflektoni mirë cilat janë problemet e vërteta mes jush dhe nëse ia vlen t’i zgjidhni apo ta lini fare.
3. Arsyet për të cilat vendosëm të ishim bashkë, janë të vlefshme sërish?
Ju kujtohet që kur e takuat i kishit pyetjet në stomak? Ndieni sërish ato emocione që kanë bërë të shpërthejë shkëndija mes jush. Dhe nëse nuk jeni bashkë prej një jete, të zgjedhësh t’i japësh fund, nuk është e thjeshtë.
Në një mënyrë apo tjetër, ai person ju ka ndryshuar dhe ka qenë një pjesë e rëndësishme e jetës suaj, por jeni ende të gatshëm ta keni atë njeri në ditët që do të vijnë?
Nëse dëshironi të ndaheni, bëjeni në mënyrën më paqësore: mos grumbulloni inat, ju nuk do ndiheni më mirë dhe kjo nuk do ju ndihmojë të zgjidhni problemet. Prioriteti duhet të jetë gjithmonë të jeni mirë vetë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

Këta janë zogjtë më të bukur në botë: Hipnotizojnë me ngjyrat e tyre joreale

Luani – Horoskopi vjetor për 2025: Ky është viti kur karriera juaj do të jetë në kulmin e saj

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë