Rusinë vazhdon ta shokoj krimi i korrikut të vitit të kaluar, kur tri motra, Kristina, Maria dhe Angelina vranë babanë e tyre Mihail Kachaturiyan.

Hetuesit kishin konstatuar se babai i kishte keqtrajtuar në mënyrë psikike dhe fizike, e të akuzuarat për vrasje janë bërë kryelajm në Rusi, ku mbi 300 mijë qytetarë kanë nënshkruar peticionin me të cilin kërkohet lirimi i tyre, transmeton Telegrafi.


2 41

Në mbrëmjen e 27 korrikut të vitit të kaluar, Mihail Hachaturiyan, 57-vjeçe, i kishte thirrur vajzat që asokohe ishin adoleshente, duke i futur një nga një në dhomë. I kishte kritikuar ashpër pasi që sipas tij nuk e kishin pastruar apartamentin mirë, duke u hedhur sprej në fytyrë.

3 36

Por rrëfimi i tyre u bë edhe më rrëqethës në momentin kur disa orë më vonë ai shkoi për të fjetur dhe ato e sulmuan me thikë, çekiç dhe sprej, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse në kokë, qafë dhe gjoks.

4 28

Aty është konstatuar se ka pësuar më shumë se 30 plagë nga thika dhe shumë tjera nga çekiçi. Ato nuk deshën ta mbulojnë këtë vepër dhe kështu i telefonuan policisë që i arrestuan menjëherë. E hetimet kanë zbuluar historinë rrëqethëse të dhunës në këtë familje.

5 22

Kachaturiyan vazhdimisht i kishte rrahur vajzat e tij për më shumë se tre vite, duke i torturuar, mbajtur si të ishin të burgosura dhe duke i keqtrajtuar seksualisht. Këto dëshmi janë bërë të ditura gjatë gjykimit të tyre.

Janë publikuar edhe pamjet që tregojnë se si babai kishte ushtruar dhunë mbi vajzat e tij, e gjatë hetimeve motrat ua kanë demonstruar policisë se si e kishin vrarë babanë e tyre të dhunshëm. Sipas Angelinas, gjithçka ka ndodhur spontanisht, asnjëra prej tyre nuk kishte menduar ndonjë plan të detajuar. /Telegrafi/