LAJMI I FUNDIT:

Tri modele të reja xhinsesh të cila patjetër duhet t’i keni për këtë vjeshtë

Tri modele të reja xhinsesh të cila patjetër duhet t’i keni për këtë vjeshtë

Edhe pse tashmë në fillim të këtij viti kemi pasur një ridizajn të vogël të xhinseve, në formë zileje, tani dizajnerët guximshëm kanë lozur me teksturat dhe detajet, ndërkaq xhinset po na arrijnë tani në variante të ndryshme.

Pra, mbeten paksa në formë zileje por të rrafshët, beli është i thellë, ndërsa detajet luajnë rol të madh, transmeton Telegrafi.


Po ju paraqesim tri modele xhinsesh të cilat patjetër duhet t’i keni këtë vjeshtë:

1

1. Xhinse me detaje të shqyera apo të lëkurës

Zgjidhni modelet të cilat nuk janë të ngushta, por më shumë modele klasike.

2

2. Xhinse me pjesë të zbardhura

Fjala është për pjesët paksa të zbardhura të cilat krijojnë efektin e hijes dhe i zbukurojnë skajet e xhinseve.

3

3. Xhinse të cilat përbëhen nga dy ngjyra të ndryshme teksasi

Dy ngjyra të ndryshme janë shumë në trend. Fjala është për teknikën me të cilën krijohet ky efekt i pazakonshëm i xhinseve. /Telegrafi/