Tri kërkesat e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës janë të qarta dhe duhet të zbatohet pa vonesa nga ana e Qeverisë, vlerësojnë analistët.
Në të kundërtën, sipas tyre mund të ketë edhe sanksione – njëjtë siç ndodhi ditë më parë kur Kosova u pezullua nga “Defender Europe ‘23”, stërvitja më e madhe e aleatëve të NATO-s në Ballkan.
Profesori i shkencave politike, Afrim Hoti, në një prononcim për Telegrafin deklaroi se e gjithë situata e krijuar së fundmi në veri të Kosovës është e panevojshme pasi nuk ka pasur koordinim të ngushtë me aleatët strategjikë.
“Mendoj se është situatë e panevojshme pasi për të njëjtën nuk ka pasur koordinim të ngushtë me aleatët tanë strategjikë. Kërkesat janë të qarta dhe nuk ka dilema se duhet të zbatohen. Shtetet edhe më të mëdha nuk mund të ecin përpara pa miqtë e tyre”.
“Kosovës më shumë se buka e uji i duhet koordinimi me, BE-në, SHBA-të dhe aleatët e tjerë. Nuk diskutohet a do t’i zbatojë, vetëm se kur do t’i zbatojë dhe gabimi se pse kemi ardhur në këtë situatë”, tha Hoti.
Ai tutje shtoi se Qeveria e Kosovës gjithsesi se ka të drejtë në vendimet e saj, por jo në kuptimin e legjitimitetit dhe mungesës së koordinimit.
“Situata është shumë e tendosur dhe kam përshtypjen sikur është situatë krejtësisht e krijuar artificialisht. Qeveria e Kosovës gjithsesi se ka të drejtë në vendimet e saja, por nuk ka të drejt në kuptimin e legjitimitetit dhe mungesës së koordinimit”.
“Kjo për faktin se mbrojtja e minoriteteve është çështje e Kushtetutës dhe ligjit, por edhe e të drejtës ndërkombëtare. Pra, s’munden shtetet të bëjnë çfarë të duan vet me minoritetet brenda territorit të tyre. Rasti ynë në ish-Jugosllavi ka qenë shembull tipik”, u shpreh Hoti.
Njëjtë si ai mendon edhe profesori tjetër i shkencave politike, Dritëro Arifi.
Ai për Telegrafin tha se plotësimi i këtyre kërkesave kërkon guxim dhe marrëveshje politike me partnerët ndërkombëtarë.
“Kërkesat e z. Lajçak dhe z. Escobar për Qeverinë e Kosovës për shtensionimin e situatës në veri janë të qarta. Kërkohet guxim dhe marrëveshje politike me partnerët ndërkombëtarë për këto hapa që do t’i ndërmerr Kosova. Duhet biseduar në suaza të sinqeritetit me partnerët ndërkombëtarë”.
Sipas tij, na takimet e së hënës dhe së martës të liderëve të shtetit me përfaqësuesit e BE-së dhe SHBA-së “vërehet që Qeveria ende po heziton të pajtohet me kërkesat e ndërkombëtarëve”.
“Besoj se për këtë do të ketë sanksione nëse nuk ka gatishmëri që të shtensionohet situata në veri bazuar në kërkesat e BE-së dhe SHBA-së. Gjendja në veri është e jashtëzakonshme dhe Qeveria e Presidenca duhet të jenë më të hapur me publikun dhe më të drejt me aleatët”, tha Arifi.
Mes tjerash, ai u shpreh se qëndrimet e kryeministrit Albin Kurti janë zbutur po a do t’i zbatojë me kohë kërkesat për veriun është pikëpyetje e madhe.
“Me mosreagimin tonë po tregojmë se sa të parëndësishëm janë partnerët tanë dhe ky është gabim në diplomaci. Nëse duam që t’i mbajmë raportet me partnerët tanë këto raporte të lënduara, atëherë duhet që pa vonesa t’i zbatojmë kërkesat e tyre”, theksoi profesori Arifi.
Ndryshe, të hënën për vizitë në Kosovë erdhën emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar për të diskutuar rreth situatës aktuale dhe për të gjetur zgjidhje për tejkalimin e tensioneve në veri.
Ata u takuan në orët e vona me kreun e ekzekutivit kosovar, Albin Kurti, i cili ka zgjatur rreth tri orë. Pas takimit në Qeveri, Lajçak në një deklaratë për media prezantoi tri kërkesat të cilat ia kishte thënë edhe Kurtit, si qetësimi i situatës në veri të Kosovës, mbajtja e zgjedhjeve të reja dhe kthimi në dialog.
“Ne e dhamë një propozim në emër të komunitetit ndërkombëtar që përmban tri elemente. Kishim bisedime të gjata, të sinqerta dhe të vështira”, tha Lajçak, pas takimit trepalësh mbrëmjen e 5 qershorit.
Ai u shpreh se është në interes të të gjithëve që në veri të Kosovës të ketë kryetarë “legjitimë” të komunave dhe që përfaqësojnë qytetarët.
Të pyetur se a i ka pranuar Kurti propozimet e tyre, të dy thanë se janë në “fillim të misionit të tyre”, që do të zgjasë dy ditë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kasami: Afatet për ndryshimet kushtetuese kanë qenë një kontekst të caktuar
Rama: Së shpejti, paketa e dytë mbështetëse për panelet diellore
Toshkovski: Numër i madh i pasaportave janë ndryshuar, letërnjoftimet do të vlejnë deri në afatin e tyre të skadimit
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025