LAJMI I FUNDIT:

Trendi i ri për kurën e fytyrës në të cilin betohet supermodelia Kate Moss!

Trendi i ri për kurën e fytyrës në të cilin betohet supermodelia Kate Moss!

Me këtë tretman shumë shpejt do të arrini të keni ten të shkëlqyeshëm. Vetë procedura dhe përgatitja janë shumë të thjeshta

Tretmani i akullt në të vërtetë është larja e fytyrës me ujë akull të ftohtë, ndërsa ka madje disa përparësi. Pos që është i thjeshtë për përgatitje, ky trend nuk kushton shumë, transmeton Telegrafi.

Ai po bëhet tretman gjithnjë e më i popullarizuar për fytyrë, andaj edhe të gjitha damat e famshme, ndër të cilat edhe Kate Moss, aktualisht po çmenden për të.

Në një enë qitni ujë të ftohtë dhe një sasi të madhe katrorësh akulli. Çdo mëngjes zhyteni fytyrën në të – dhe çdo gjë do të jetë në rregull.

Lëkura e ënjtur do të jetë një e kaluar, ndërsa në çast do të bëhet më e shkëlqyeshme.

Image result for Icy treatment kate moss

Ky tretman posaçërisht është i përshtatshëm për këto probleme:

Kundër mitisereve

Për zgjidhjen e këtij problemi, në një enë me akull shtoni edhe pak kamomil. Kamomili ka vepron kundërbaktereve, andaj edhe i zbut përflakjet e vogla. Për shkak të të ftohtit mitiseret do të tkurren dhe ngadalë do të tërhiqen.

Kundër qeskave të syve

Në mëngjes thjesht mbështillni katrorët e akullit në një leckë dhe bëni masazh rrethor zonave nën sy. Kështu do të nxisni qarkullimin e gjakut, andaj fryrja do të zhduket.

Kundër rrudhave të përhapura

hkurtimisht zhyteni fytyrën në ujë. Për shkak të shokut të ftohtë poret do të tkurren dhe pothuajse nuk do të vërehen. Pos kësaj, lëkura ngadalë do të marrë ton të trëndafiltë. /Telegrafi/