Treshja e Vajmarit në Kuvendin e RMV-së: Ndryshimet kushtetuese janë parakushti i vetëm për hapje të kapitujve negociues
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, bashkë me nënkryetarët e Kuvendit, koordinatorët e Grupeve parlamentare të LSDM-së dhe Koalicionit, OBRM-PDUKM-së dhe Koalicionit, BDI-së, Aleancës për Shqiptarët dhe përfaqësuesit e partive politike Alternativa dhe BESA, u takuan me Anna Luhrmann, ministren për Evropë të Republikës Federale të Gjermanisë, me Lorens Bun, sekretare shtetërore e ngarkuar për Evropë pranë Këshillit të Ministrave të Republikës Franceze dhe Shimon Shinkovskin, ministrin e Çështjeve Evropiane të Republikës së Polonisë.
“Bashkëbiseduesit ishin të informuar për aktivitetet aktuale në Kuvend në kontekst të këtyre qëllimeve, sidomos për harmonizimin e plotë me pozitat e politikës së jashtme dhe të sigurisë të BE-së, dhe për hapat e ndërmarra në raport të Ukrainës, për procesin rrjedhës të skriningut pas miratimit të kornizës së negocimit vitin e kaluar. Në drejtim të procesit të ndryshimeve kushtetuese që janë parakushti i vetëm për hapjen e kapitujve të negocimit, u theksua se për momentin në Kuvend nuk ka shumicë të duhur për zbatimin e tyre”, theksohet në komunikatë.
Ministrja Bun e shprehu mbështetjen që ekziston në Bashkimin Evropian për procesin e zgjerimit dhe për interesin për avancimin e rrugës integruese të vendeve të gjithë rajonit në Union, që do të kontribuojë për stabilitet dhe siguri më të madhe të kontinentit evropian.
“Ky realitet i ndryshuar dhe kjo dritare e mundësive që është krijuar aktualisht, duhet maksimalisht të shfrytëzohen duke e pasur parasysh faktin se vitin e ardhshëm janë zgjedhjet evropiane dhe të njëjtat do të bëjnë ngecje të caktuar në rast se disa procese nuk përfundohen deri në fund të këtij viti”, theksoi Bun.
Ministri Shinkovski vel Senk informoi për të kaluarën historike të tre vendeve, për mospajtimet dhe problemet me të cilat janë ballafaquar në të kaluarën, por edhe për mbështetjen e tyre unike të procesit të zgjerimit dhe bashkimit. I potencoi 4 prioritetet e kryesimit të ardhshëm polak me Këshillin e BE-së, ndër të cilat do të jetë edhe procesi i zgjerimit me aktivitete konkrete.
Ministrja Lirman theksoi se në këtë çast, interesat partiakë nuk duhet të shkojnë mbi interesat strategjike të shtetit, duke përsëritur se korniza e negocimit që është miratuar nga ana e vendeve anëtare të BE-së, nuk do të ndryshohet dhe e njëjta paraqet bazë për procesin e negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe se nuk ka kërkesa tjera dhe parakushte tjera për hapjen e kapitujve të negocimit, përveç miratimit të ndryshimeve kushtetuese. Në fund, e potencoi Rezolutën e miratuar nga ana e Bundestagut Gjerman për mbështetjen e interesave nacionale të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Të pranishmit në takim shprehën këndvështrime të ndryshme në drejtim të miratimit të ndryshimeve kushtetuese, por mbisundonte pëlqimi për miratimin e tyre, me përjashtim të OBRM-PDUKM-së dhe Koalicionit. Njëherazi, u kërkua mbështetje më e madhe dhe garanci nga partnerët evropianë për procesin e negociatave për parandalimin e kërkesave të reja nga ana e Republikës së Bullgarisë”, qëndron në komunikatë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dezinformata gjatë fushatës zgjedhore, Rizanaj: TikTok-u është platforma kryesore ku po plasohen informata të ndryshme
Nënshkruhet marrëveshje për shërbim elektronik të të dhënave në mes MPB-së dhe Prokurorisë Publike
Votimi nga diaspora, ambasada e Kosovës në Gjermani me një njoftim të rëndësishëm
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro
26 vite pas, Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj
Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri