LAJMI I FUNDIT:

Trepça – Ylli, kryendeshja e xhiros së 20-të në Superligë

Trepça – Ylli, kryendeshja e xhiros së 20-të në Superligë

Fundjava do të dhurojë super ndeshje në Prince Caffe Superligë, përkatësisht javën e 20-të.

Ndeshja kryesore do të zhvillohet ndërmjet Trepcës dhe Golden Eagle Yllit apo nënkampionit dhe kampionit aktual të Kosovës.

Mitrovicasit kanë pasur luhatje gjatë këtij edicioni, ku numërojnë dhjetë fitore e nëntë humbje, ndërsa therandasit pasi nuk e nisën mirë kampionatin me katër humbje, tani kanë 15 fitore radhazi, duke qenë liderë në renditje.


Në këtë edicion në elitë, kampionët kanë dy fitore ndaj nënkampionit. Takimi në Mitrovicë pritet të jetë shumë interesant.

Sfida e parë do të zhvillohet ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Vëllaznimit, ku të dy skuadrat kanë shtatë fitore e 12 humbje, andaj do të jetë shumë e rëndësishme për të dy skuadrat që duan të jenë pjesë e “Play-off”-it.

Të dielën ndeshen dy skuadrat me traditë në basketbollin e Kosovës, Bashkimi dhe Peja. Prizrenasit kanë tetë fitore e 11 humbje, ndërsa pejanët 13 fitore e gjashtë humbje.

Ndeshja e fundit e kësaj jave është ndërmjet Rahovecit dhe Sigal Prishtinës. Vreshtarët janë në vendin e fundit me vetëm dy fitore e 17 humbje, kurse prishtinasit kanë ngritje të formës në ndeshjet e fundit, ku numërojnë 14 fitore e pesë humbje deri më tani, duke u pozicionuar në vendin e dytë në tabelë. /Telegrafi/

Prince Caffe Superliga-Java 20

E shtunë

17:00 Ponte Prizreni – Vëllaznimi

19:00 Trepça – Golden Egle YLLI

E diel

17:00 Bashkimi – Peja

19:00 Rahoveci – Sigal Prishtina

Në trend Sport

Më shumë

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Momente të tilla rrallë i shihni në futboll: Tifozi i Benficas tentoi

Momente të tilla rrallë i shihni në futboll: Tifozi i Benficas tentoi "ta blinte" gjyqtarin me 50 euro

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori