Klubi mitrovicas, Trepça ’89 ka vendosur t’i suspendoj tre futbollistë të ekipit të parë për arsye disiplinore.
Shend Kelmendi, Argjend Mustafa dhe Festim Krasniqi janë tre futbollistët e suspenduar nga kampioni në fuqi i Kosovës, Trepça ’89.
Është vet klubi mitrovicas që ka njoftuar të gjithë opinionin e gjerë për suspendimin e këtyre futbollistëve.
Trepça ’89 ka njoftuar se futbollistët kanë thyer rregulloren e klubit duke mos u paraqitur në drekën e para ndeshjes ndaj Gjilanit, e cila u humb gjatë të dielës me rezultat 2-0.
Minatorët gjithashtu i kanë akuzuar futbollistët për dëmtim të klubit dhe sjellja e tyre thuhet se është bërë për favore ndaj klubeve të tjera.
Komunikata pa ndërhyrje e Trepçës ’89:
Informatë … 21.04.2018, Mitrovicë
KF Trepça 89 nga Mitrovica infiormon opinionin e gjerë për suspendimin e tre futbollistëve.
Kryesia e klubit Trepça 89 pas mbledhjës se saj të mbajtur me 21.04.2018 merr vendim,
Suspendon këta lojtarë:
- Shend Kelmendi
- Argjend Mustafa
- Festim Krasniqi
Arsyetim:
Futbollistët e lart përmendur pas séancës stërvitore të mbajtur me 20.04.2018 ( e Premte ) janë futbollist që gjendën në mesin e 18 futbollistëve për ndeshjën e javës 28 me KF Gjilanin, të njejtit të nesërmen (e Shtune) sipas protokollit të klubit nuk u paraqitën në drekën e përbashkët dhe nuk udhtuan për zhvillimin e ndeshjës në Gjilan, duke bojkotuar klubin. Ne jemi të informuar se ky veprim i tre futbollistëve është bërë me qëllim të caktuar për ta dëmtuar klubin KF Trepca89 dhe për favore të kubeve tjera. Klubi futbollistik duke shikuar rrethanat e ngjarjës dyshon që keta tre futbollist kanë bashkëpunuar me idivide të caktuar për favore të klubeve tjera, po ashtu janë shkaktar të cilët na larguan nga gara për tititull Kampion “ Ata e dine pse” Jemi të detyruar të tregojmë se futbollistëve në fjal i kemi kryer të gjitha obligimet financiare sipas kontratës së punës. Në bazë të statutit të klubit, rregullorës mbi të punësuarit dhe rregullores disiplinore, KF Trepca89 pas analizës së gjerë dhe informatave, futbollistët nuk ju kane përmbajtur rregulloreve të lartë përmendura, prandaj klubi merr vendim për aprovimin e masës ndëshkuese, suspendim nga komisioni disiplinor i klubit.
Me respekt
Kryesia e klubit KF Trepça 89 FC – Mitrovicë
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë
Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar
Haaland merr ofertën më të madhe ndonjëherë, por ka vetëm një “frenim”
Gjiganti anglez ndryshon strategji për Thuram, i afron atë që Interi nuk mundet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje