LAJMI I FUNDIT:

Treningu dymbëdhjetëminutësh i Kayla Itsines për gjithë trupin

Treningu dymbëdhjetëminutësh i Kayla Itsines për gjithë trupin

Trajnerja e famshme asutraliane e fitnesit ka katër milionë ndjekës. Ka ndërtuar mbretërinë e fitnesit dhe një ushtri ndjekësish nga zeroja

Ka filluar të botonte fotografi të klientëve të vet “më parë dhe më pas” dhe shpejt ka tërhequr vëmendjen për shkak të rezultateve dramatike.

Madje, Kayla organizon tubime në gjithë botën, në të cilat femrat ndjekin Boot Campet e saj, transmeton Telegrafi.

U rekomandon femrave nëse nga ndonjë arsye kanë lënë pas dore ushtrimin trupor të tyre atë ditë kur bëjnë ushtrimet për të cilat nga rekuizitat do t’u jetë i nevojshëm vetëm divani.

“Ushtroni me mua dhe për këtë ushtrim ju nevojiten vetëm 12 minuta. Këto janë ushtrime të krijuara për këmbë, vithe, core dhe pjesën e sipërme të trupit. Çfarë po pret, fillojmë”, fton Kayla.

Akordoje kronometrin në 12 minuta dhe përsërit në rreth ushtrimet e përmendura:

Incline Clap Push-Up – 8 përsëritje
Tricep Dip / Press – 15 përsëritje
Bulgarian Split Squat – 20 përsëritje (10 në secilën anë)
Decline X Push – Up – 10 përsëritje (5 në secilën anë)
Side Plank – 60 sekunda (30 në secilën anë)
Single – Leg Sit Squat – 20 përsëritje (10 në secilën anë)

/Telegrafi/