LAJMI I FUNDIT:

Trendi i bukurisë “fox eye” vazhdon të përhapet në internet, por kritikët këmbëngulin se është racist

Trendi i bukurisë “fox eye” vazhdon të përhapet në internet, por kritikët këmbëngulin se është racist

Në Instagram, TikTok dhe YouTube, njerëz nga e gjithë bota kanë postuar video dhe foto duke arritur pamjen – duke përdorur grimin dhe taktika të tjera për të imituar sytë e ngritur, të ashtuquajtur “në formë bajame” të personave të famshëm si Kendall Jenner, Bella Hadid dhe Megan Fox.

Udhëzimet për grimin e ‘syve dhelpër’ tregojnë se si të përdorësh një kombinim të hijes së syve, penelit dhe rimelit, për të arritur pamjen.


Këshillat përfshijnë rruajtjen në fund të bishtit të vetullave dhe tërheqjen e tyre për tu dukur më të drejtë dhe me kënd lart, shkruan CNN.

Foto: Instagram

Të tjerët gjithashtu kanë sugjeruar tërheqjen e flokëve në një bisht të lartë ose përdorimin e shiritit për të ngritur më tej sytë.

Por për fëmijët aziatik dhe aziatiko-amerikanë e tjerë, “poza e migrenës” që ndonjëherë shoqëron këto imazhe – duke përdorur një ose dy duar për të tërhequr sytë – është shumë e ngjashme me veprimin e përdorur për t’i ulur ato në të shkuarën.

Emma Chamberlain, një influencuese me 9.8 milion ndjekës në Instagram, u kritikua së fundmi për postimin e një fotografie që e tregonte atë duke realizur këtë pozë ndërsa nxirrte gjuhën.

Fansat e saj nxituan ta mbrojnë atë, duke komentuar se ata që ndiheshin të ofenduar po “reagonin shumë”. Chamberlain më vonë fshiu foton dhe kërkoi falje, duke thënë se nuk ishte qëllimi i saj për të pozuar në një “mënyrë të pandjeshme” dhe se ajo ndihej keq për ata që u lënduan nga ajo, por dëmi ishte bërë tashmë. /Telegrafi/