LAJMI I FUNDIT:

Trend i ri i femrave: A do të kishit bartur stolitë në mes të këmbëve? (Foto)

Trend i ri i femrave: A do të kishit bartur stolitë në mes të këmbëve? (Foto)

Kjo pjesë origjinale e stolive është paralajmëruar si trend i ri të cilin shpejt do ta pranojnë yjet botërore.

Para disa ditësh Kompania BoDivas nga Tokioja ka prezantuar pjesë të pazakonshme të quajtura “Beachtail”, transmeton Telegrafi.


Siç shkruan në përshkrimin e produktit, stolia shërben për zbukurimin e mes këmbëve, ndërsa përbëhet nga zinxhiri i metaltë i cili bartet brenda rrobave të banjës apo veshjeve të brendshme.

Zinxhiri i gjatësisë rreth 7,5 cm ngjitet për brendësinë, përkatësisht vetë materiali, ndërsa pjesa vazhduese bie e lirë midis këmbëve.

Çmimet e këtyre stolive të pazakonshme, e cila është punuar nga mesingu dhe rodiumi, sillen nga 19,50 deri në 22,50 dollarë, varësisht nga modeli.

A do ta kishit bartur edhe ju?

/Telegrafi/