LAJMI I FUNDIT:

Trençeska: Qeveria ta pranojë propozimin për ulje të TVSH-së për energjinë elektrike dhe produktet ushqimore bazë

Trençeska: Qeveria ta pranojë propozimin për ulje të TVSH-së për energjinë elektrike dhe produktet ushqimore bazë

Deputetja e LSDM-së Jovanka Trençeska përsëriti thirrjen drejtuar shumicës qeverisëse që të pranojë zgjidhjet e tyre ligjore për uljen e TVSH-së për energjinë elektrike në 5% dhe heqjen e TVSH-së për ushqimin.

Ajo sot në konferencë për shtyp tha se vetëm në këtë mënyrë do t’u ndihmohet qytetarëve, të cilët, siç thotë ajo, mezi ia dalin dhe po përballen me kushte gjithnjë e më të vështira për jetesë.


“Energjia elektrike do të bëhet 13% më e lirë – qytetarët do të kursejnë rreth 400 denarë në një faturë prej 3,000 denarësh. Më shumë se 600,000 familje do të kenë menjëherë fatura të reduktuara ndjeshëm për energjinë elektrike. Mbi 250 kategori produktesh ushqimore do të bëhen 5% më të lira. Kjo sjell një kursim të drejtpërdrejtë prej 2,000 denarësh në muaj ose 24,000 denarësh në vit”, tha Jovanka Trençeska.

Ajo akuzoi se politika e qeverisë së Mickoskit dhe OBRM-PDUKM-së po çon drejt një krize ekonomike dhe pasigurie. Sipas Trençeskës, me zgjidhjet e propozuara nga LSDM-ja, përfitimet për qytetarët do të jenë të drejtpërdrejta dhe do të ndihen menjëherë.