Dy shpërthime të fuqishme kanë shpërthyer në dy banesa në Suedi gjatë natës, duke lënduar të paktën tre persona.

Veç kësaj, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, nga shpërthimet janë dëmtuar ndërtesat.


Siç bëhet e ditur më tej, të hënën vonë, një shpërthim ndodhi në Hasselby, një periferi e kryeqytetit, Stokholm.

az

Ndërsa në orët e para të së martës, një shpërthim në Linkoping, rreth 175 kilometra (110 milje) në jugperëndim, shkatërroi fasadën e një ndërtese trekatëshe, duke lënë mbeturina të shpërndara në një zonë parkimi.

Megjithatë, nuk dihej nëse shpërthimet kishin lidhje me njëra-tjetrën.

Gazeta suedeze Expressen tha të martën se të dy shpërthimet ishin të lidhura me një grindje midis bandave kriminale, një problem në rritje në Suedi.

Dy banda - njëra e udhëhequr nga një shtetas suedezo-turk që jeton në Turqi, tjetra nga ish-shefi i tij - thuhet se po luftojnë për drogë dhe armë.

Dhe deri më tani këtë vit, ka pasur 261 të shtëna me armë zjarri, 36 të vrarë dhe 73 të plagosur. /Telegrafi/

a