Tre persona janë arrestuar pasi që të njëjtit dyshohet se kanë sulmuar fizikisht tri viktima.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 18:50, në Lipjan.


Tutje thuhet se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë sulmuar fizikisht tri viktimat meshkuj kosovarë. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit, dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/