Tre të arrestuar për posedim të narkotikëve dhe kalim ilegal të kufirit

Policia e Kosovës ka arrestuar tre të dyshuar, dy shtetas të Shqipërisë dhe një të Kosovës pasi dy të parët kanë kaluar ilegalisht kufirin Shqipëri –Kosovë, ndërsa tek i dyshuari tjetër është gjetur një sasi substancë e dyshuar narkotike në peshë 4.5 gram kurse gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i është gjetur dhe sekuestruar një në pistoletë me 7 copë fishekë.
Rasti ka ndodhur të martën në ora 16:35.
"Tre të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar", thuhet në raport. /Telegrafi/
Foto: Arkiv
Nga
Telegrafi
24/01/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































