Tre start-up nisma nga Maqedonia janë futur në garën ndërkombëtare ''Investment Ready Program''

19:"Matthias Paul Hempt
Tre nisma start-up nga Maqedonia kanë hyrë edhe zyrtarisht në garën ''Investment Ready Program'' në Vienë, shkruan Telegrafi Maqedoni.
''Investment Ready Program'' është takim për kompanitë e vogla dhe të sapoformuara që janë të futura në biznes dhe mëtojnë që të ri-rregullojnë klimën e biznesit në vendin që veprojnë.
Qëllimi i ''Investment Ready Program'' është të forcojnë nismat e reja dhe nëpërmjet tyre të ndikojnë në rritjen e investimeve.
Bëhet fjalë për nismat: Organikova, Seedoflife dhe Dibiaggiony.
Organikova është nismë për informacion për ushqimin organik. Seedoflife për prodhim të lëndës së parë për ushqim. Dibiaggiony për aktivitetin e sportistëve. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































