A doni të humbni peshë dhe të pastroni trupin tuaj nga toksinat? Ka një mënyrë të thjeshtë për ta bërë atë! E tëra çfarë ju duhet të bëni është të filloni konsumimin e lëngjeve!

Pirja e lëngut të freskët në shtëpi është një mënyrë e shkëlqyeshme për të marrë lëndë ushqyese, vitamina, antioksidantë dhe fibra.


Pirja e lëngut jo vetëm që do t'ju ndihmojë të humbni peshë, por gjithashtu do t'ju ndihmojë të largoni toksinat e grumbulluara në trupin tuaj dhe të lehtësoni tretjen tuaj.

Këtu janë tre receta të shëndetshme të lëngjeve:

Lëng xhenxhefili me karotë

Ky lëng është një central i vërtetë i vitaminave pasi është i mbushur me vitaminë A, vitaminë C dhe beta karotinë.

Përbërësit:

- 4 karota

- Pak xhenxhefil të freskët

- Pak shafran të Indisë

- 1 portokall

1 257

Qëroni shafranin e Indisë, portokallin dhe xhenxhefilin. Prisni të gjitha dhe hidhni ato në shtrydhëse frutash e perimesh.

Limonadë jeshile

Kjo pije do t'ju ndihmojë të humbni peshë dhe të forconi fytyrën tuaj.

Përbërësit:

  • 1 mollë

  • 1 kastravec

  • 1 fletë lakër jeshile

  • 1 filxhan spinaq

  • 2 degë mente

  • ½ limon

  • 2 9

Lani të gjithë përbërësit. Prisni mollën dhe kastravecin. Vendosni gjithçka në shtrydhëse frutash e perimesh dhe shijojeni!

Lëng molle me erëza

Ky lëng është i mbushur me vitaminë C dhe fibra dhe do të mbajë larg dëshirave tuaja të sheqerit.

Përbërësit:

  • 1 kastravec

  • 1 mollë

  • 1 kërcell selino

  • 1 majë kanellë

3 61

Prisni të gjitha dhe vendosini në shtrydhëse frutash. Hidhni pak kanellë sipër lëngut. /Telegrafi/