Rreth 200 punëtorë sezonalë të projektit të gazsjellësit TAP në Durrës kanë protestuar para zyrave të firmës për shkak të vonesës së pagave.

Punonjësit e gazsjellësit TAP në Shënvlash shprehen se nuk kanë marrë pagat e 3 muajve të fundit dhe kërkojnë respektimin e kontratave, shkruan Shqiptarja.


Protestuesit deklarojnë se “Jemi punësuar me kontratë 3-mujore, nuk është respektuar kontrata, pasi nuk na kanë kaluar pagat. Përfaqësuesit e TAP nuk na japin asnjë sqarim”.

Në Shënvlash të Durrësit ndodhet kantieri i depozitimit të të gjitha tubacioneve dhe makinerive të gazsjellësit TAP për pjesën e Shqipërisë, ku po ndërtohet. /Telegrafi/