N’Golo Kante është futbollisti me përqindjen më të lartë të pasimeve të sakta.

Janë publikuar statistikat se cilët janë futbollistët me pasime më të sakta në sezonin 2016/17 në Ligën Premier.


Statistikat janë për futbollistët që kanë bërë më shumë se 100 pasime deri më tani në kampionatin anglez.

Kësaj liste i prinë mesfushori shkatërrues i Chelseat, N’Golo Kante, i cili ka qenë plot 93.97 për qind i saktë në pasimet e bëra.

Pas tij, vijnë dyshja e mbrojtjes së Arsenalit, me Laurent Koscielny, i cili ka qenë i saktë 93 për qind dhe pas tij mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi me 92.67 për qind. /Telegrafi/

Futbollistët me përqindjen më të lartë të pasimeve të sakta në Ligën Premier: 1.N’Golo Kante (93.97%)

kante

2.Laurent Koscielny (93%)

koscielny

3.Shkodran Mustafi (92.67%)

mustafi

telegrafi sport app