Më 5 shtator 2019, lagjja “Mati 1” në Prishtinë, ishte tronditur nga konflikti i armatosur në mes familjes Mehmeti dhe Rafuna, pas të cilin konflikt, kishin mbetur të vdekur tre persona.
Ndër tre personat e vdekur, një ishte nga familja Mehmeti, një nga familja Rafuna, derisa nga ky konflikt i armatosur, ka ndërruar jetë edhe një kalimtar rasti.
85 ditë më vonë, lidhur me këtë rast, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë tre faqëshe në Gjykatën Themelore të Prishtinës, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Në këtë rast, për vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje, akuzohet Naim Mehmeti.
“Ekziston dyshimi i bazuar se pas një kontesti pronësor që kishin mes vete familja Rafuna dhe Mehmeti, më 5 shtator 2019, rreth orës 15:40, në kryqëzimin e rrugës “Muharrem Fejza” dhe “Jakov Xoxa”, i pandehuri Naim Mehmeti ka tentuar që ta privojë nga jeta tani të ndjerin Mufail Rafuna” thuhet në këtë aktakuzë.
Në një nga tri faqet e kësaj aktakuze thuhet se i pandehuri këtë e ka bërë në atë mënyrë që paraprakisht është fjalosur me tani të ndjerin rreth anësorëve të shkallëve, të cilat i kishte hekur Mufail Rafuna dhe në momentin kur tani i ndjeri ka nxjerrë armën nga çanta, i pandehuri ka filluar të ikë rreth lokaleve duke vrapuar.
Sipas akuzës, i ndjeri Rafuna ka shtënë në drejtim të të pandehurit me revole dhe e ka goditur në pulpin e këmbës së majtë dhe në gishtin e madh të asaj këmbe.
Tutje, thuhet se i pandehuri ka shkuar në banesën që gjendet në katin e tretë, ka dëgjuar të shtënat e armëve, ka marrë armën automatike, ka dal në hyrje të banesës, ka parë të plagosur Mufail Rafunën, e vëllain e tij, Bashkim Mehmetin, por fatmirësisht tani në ngjarje ishte implikuar pjesëtari i Policisë së Kosovës, në rroba civile, Irfan Bunjaku, i cili ka arritur që të pandehurit t’ia marrë armën “AK 47”, nga dora dhe ta vejë në kontroll të pandehurin, në të cilën kishte fishekun në tytë, dhe 28 fishekë të tjerë në karikator, ndërsa polici ka vërejtur se ka qenë i plagosur nga të shtënat e Mufail Rafunës.
Në pak më shumë se një faqe arsyetim të kësaj aktakuze, trajtohet dëshmia dëshmitarit të vetëm të propozuar në aktakuzë dhe vetëm dy prova materiale. Po ashtu, në këtë pjesë është e listuar edhe deklarata e të pandehurit.
Sa i përket vrasjes së mbetur në tentativë, organi i ndjekjes nuk ka elaboruar asgjë mbi formën dhe mënyrën e kryerjes së kësaj vepre penale, konkretisht veprimeve të ndërmarra nga ana e të pandehurit, me anë të së cilave ka tentuar ta privojë nga jeta Mufail Rafunën.
Ndër të tjera, në dispozitivin e aktakuzës, viktimës, aktakuza vazhdimisht i referohet si “tanimë i ndjeri”, nga dispozitivi në këtë aktakuzë në asnjë rrethanë nuk kuptohet nëse bëhet fjalë për vrasje apo për vrasje në tentativë.
Neni 20 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) përcakton se “personi nuk është penalisht përgjegjës kur midis veprimit ose mosveprimit të tij dhe pasojës mungon lidhja shkakore”.
Në kuptim të nenin 241, paragrafit 1.4 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës (KPPRK), Prokuroria në këtë rast nuk sqaron fare nëse Mufail Rafuna, të cilit i referohet si “tani i ndjeri”, është vrarë si pasojë e të pandehurit apo ndonjë personi të tretë të involvuar në këtë konflikt.
Tutje, prokuroria i referohet veprës penale me një emërtim i cili nuk ekziston në Kodin, sipas të cilit prokuroria ka ngritur këtë aktakuzë. Emërtimi ligjor i nenit 172 të KPRK-së është “Vrasja”, derisa kësaj vepre penale, prokurori i referohet si “Vrasje në tentativë”, emërtim i cili nuk ekziston në KPRK.
Çështja e emërimit ligjor të veprave penale në aktakuzë është e përcaktuar me nenin 241, paragrafi 1.5 të KPPRK-së, ku thuhet se aktakuza përmban “emërtimin ligjor të veprës penale duke i’u referuar dispozitave të Kodit Penal”.
Në anën tjetër, dispozitivi 2 i aktakuzës e ngarkon të pandehurin për veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, fare nuk është propozuar konfiskimi i armës dhe fishekëve tanimë të sekuestruar.
Edhe këtë çështje e rregullon neni i lartcekur, i cili në paragrafin 1.9 thotë se “Aktakuza përcakton me saktësi çdo ndërtesë, pasuri të paluajtshme, pasuri të luajtshme, fonde apo pasuri tjera që mund t’i nënshtrohen konfiskimit. Aktakuza po ashtu përshkruan provat e nevojshme që kërkohen për të arsyetuar konfiskimin nga Kapitulli XVIII i këtij Kodi”.
Për shkak të paqartësive të mëdha, “Betimi për Drejtësi” ka kontaktuar prokurorin Ilaz Beqiri, i cili ka përpiluar këtë aktakuzë.
Ai ka thënë se arsyeja pse nuk janë përmendur personat e tjerë të ndjerë në këtë rast, është sepse ndaj tanimë të ndjerëve nuk është e mundur që të zhvillohen hetime.
Ndërkaq, ka bërë të ditur se Mufail Rafuna është vrarë nga ana e të ndjerit tjetër, Bashkim Mehmeti.
Por, derisa Beqiri këtë sqarim e ka dhënë në një prononcim për “Betimi për Drejtësi”, ai këtë nuk e ka bërë në aktin akuzues. Për këtë arsye, përpos këtyre dy dispozitave, aktakuza nuk flet asgjë tjetër mbi këtë masakër.
Ndryshe, gjatë ditës së premte, ishte paraparë të mbahej shqyrtimi fillestar në këtë rast, mirëpo i njëjti është shtyrë me kërkesë të mbrojtjes të akuzuarit, me arsyetimin se janë pajisur pjesërisht me prova, duke kërkuar të pajisen me të gjitha shkresat e lëndës.
Sipas aktakuzës së përpiluar më 27 nëntor 2019, ekziston dyshimi i bazuar se pas një kontesti pronësor që kishin mes vete familja Rafuna dhe Mehmeti, më 5 shtator 2019, rreth orës 15:40, në kryqëzimin e rrugës “Muharrem Fejza” dhe “Jakov Xoxa”, i pandehuri Naim Mehmeti ka tentuar që ta privojë nga jeta tani të ndjerin Mufail Rafuna.
Këtë thuhet se e ka bërë në atë mënyrë që paraprakisht është fjalosur me tani të ndjerin rreth anësorëve të shkallëve, të cilat i kishte hekur Mufail Rafuna dhe në momentin kur tani i ndjeri ka nxjerrë armën nga çanta, i pandehuri ka filluar të ikë rreth lokaleve duke vrapuar.
Sipas akuzës, i ndjeri Rafuna ka shtënë në drejtim të të pandehurit me revole dhe e ka goditur në pulpin e këmbës së majtë dhe në gishtin e madh të asaj këmbe.
Tutje, thuhet se i pandehuri ka shkuar në banesën që gjendet në katin e tretë, ka dëgjuar të shtënat e armëve, ka marrë armën automatike, ka dal në hyrje të banesës, ka parë të plagosur Mufail Rafunën, e vëllain e tij, Bashkim Mehmetin, por fatmirësisht tani në ngjarje ishte implikuar pjesëtari i Policisë së Kosovës, në rroba civile, Irfan Bunjaku, i cili ka arritur që të pandehurit t’ia marrë armën “AK 47”, nga dora dhe ta vejë në kontroll të pandehurin, në të cilën kishte fishekun në tytë, dhe 28 fishekë të tjerë në karikator, ndërsa polici ka vërejtur se ka qenë i plagosur nga të shtënat e Mufail Rafunës.
Për këtë akuzohet për veprën penale “Vrasje në tentativë”.
Ndërkaq, dispozitivi i dytë i aktakuzës thotë se nga data e pacaktuar deri më 5 shtator 2019, pa autorizim ka poseduar armën e tipit “AK47”, me 29 fishekë, me të cilin ka kryer veprën penale si në pikën e parë të akuzës, e pas bastisjes në banesë të tij, janë gjetur dhe sekuestruar 80 fishekë automatikut dhe 64 fishekë të pistoletës. /BetimipërDrejtësi
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Akuza për ngacmim seksual ndaj dy nxënëseve, jepet masa e sigurisë për mësuesin e arteve pamore në Korçës
Muzeu i Alfabetit me drejtor të ri, largohet Zait Aliu, vjen Nuer Arsllani
Rrihen mes vete babë e djalë në Prishtinë, të dy pranojnë tretman mjekësor
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë
Deliu: Ministria e Bujqësisë refuzoi projektin e grave të Krushës, por ia ndau 100 mijë euro vëllait të Fitore Pacollit
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit
Arrestohet një person në Fushë Kosovë, e kanosi bashkëshorten përmes telefonit dhe i shkonte edhe në punë
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët