Tre drejtorë të rinj në shërbim të qytetarëve, Totaj vazhdon zgjerimin e ekipit komunal

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar për emërime të reja në strukturën drejtuese të komunës, duke bërë të ditur se ekipi i tij është zgjeruar me tre drejtorë të rinj.
“Sot iu bashkëngjitën ekipit tim Sylejman Baxhaku, në pozitën e Drejtorit të Shëndetësisë, Fatmir Memaj, në atë të Drejtorit të Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Nderim Kadriaj, në pozitën e Drejtorit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural”, ka shkruar Totaj.
Kryetari i Prizrenit theksoi se këto emërime synojnë forcimin e menaxhimit dhe rritjen e efikasitetit në sektorë të rëndësishëm për qytetarët, ndërsa theksoi përkushtimin për vazhdimin e punës në shërbim të zhvillimit të komunës. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
15/01/2026
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































